I ri Cmim i reduktuar! Libra per lidership te suksesshem Shiko më të madhe

Libra per lidership te suksesshem

Dale Carnegie, Napoleon Hill A-004359

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dale Carnegie dhe Napoleon Hill janë dy prej mendimtarëve më të shquar të shekullit të XX, të cilët kanë ndikuar shumë edhe në jetën dhe suksesin e sipërmarrësve të mëdhenj, si: Bill Gates, Warren Buffet, Jeff Bezzos, etj. Njëherësh, këta dy autorë shquhen për aftësitë e tyre në përgatitjen e liderëve të ardhshëm.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 530 Lekë

-10%

1 700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

1. Si te behesh udheheqes i zoti nga Dale Carnegie

Ky libër i shqyrton këto aspekte të udhëheqësisë apo lidershipit - dhe jo vetëm kaq - për të ofruar strategji që na ndihmojnë të bëjmë përpara në profesionin tonë.

Aseti më i vlefshëm i cilësdo organizatë është punëtori.

Balancimi i aftësive mes lidershipit apo udhëheqësisë dhe menaxhimit, duhet të jetë pikësynimi juaj nëse synoni të keni sukses në punën dhe karrierën tuaj. Mëso se si mund ta identifikosh dhe përdorësh në maksimum stilin tënd të udhëheqjes për t'u bërë më i miri i mundshëm, në mënyrë që t'i nxjerrësh rezultatet më të mira të vetvetes dhe organizatës sate.

Cili është thelbi i lidershipit?

Si mund t'i transformojnë rolet menaxherët apo udhëheqësit?

Si t'i motivosh punëtorët sa më efektivisht, duke i mbajtur përgjegjës në të njëjtën kohë?

Si mund t’i punësojnë njerëzit e duhur udhëheqësit?

Si mund të arrihen performancat dhe menaxhimet e jashtëzakonshme?

Si t'i trajtojmë konfliktet dhe negativitetet?

Suksesi varet nga aftësia jonë për t'u ballafaquar me sfidat dhe njerëzit e vështirë, për t'i mbajtur përgjegjës njerëzit për synimet dhe zotimet e tyre, por duke i mbajtur në të njëjtën kohë të motivuar dhe duke i zgjidhur konfliktet.

2. “Zakonet e suksesit” nga Napoleon Hill

Në këtë vepër fuqidhënëse dhe të pabotuar kurrë më parë, autori legjendar për zhvillimin personal, Napoleon Hill, ndan parimet e tij të suksesit, një seri zakonesh dhe mendësish të cilat ju japin themelet për një sukses që ju ndryshon jetën. Mençuri e përjetshme për një jetë të begatë.

Libri bestseller i Hill-it, Mendo dhe pasurohu, ka transformuar jetët e miliona njerëzve. Zakonet e suksesit pason këtë vepër, bashkë me një set rregullash thelbësorë të cilët ju çojnë drejt një jetese të begatë. Që nga rëndësia e të pasurit një qëllim të përcaktuar, tek influenca e pandalshme e forcës kozmike të zakonit, parimet e Hill-it na ofrojnë një mënyrë të re të menduari për synimet, disiplinën vetjake, dhe mënyrën se si jetojmë.

“Unë do të shpjegoj parimet e suksesit të cilat i kam mësuar dhe përsosur për mbi dyzet vite....”

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane/Prishtine
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë