I ri Cmim i reduktuar! Libra te femrave qe motivojne ndryshimin Shiko më të madhe

Libra te femrave qe motivojne ndryshimin

Rachell Hollis, Sheryl Sandberg A-004358

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Rachel Hollis dhe Sheryl Sandberg jane dy nga femrat me te shquara te kohes tone, te cilat kane aftesine per te motivuar dhe per te ndryshuar realitetin e gruas ne ditet tona. Hollis eshte nder autoret me te lexuara ndersa Sandberg sjell pervojat e jetes se saj, si drejtuese ne kompanine Facebook dhe sfidat e jetes se saj.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

1. “Vajza, mjaft me shfajesime” nga Rachel Hollis

Pas librit “Vajza, lani fytyren” autorja bestseller Rachell Hollis, dhe një nga spikeret motivuese më të kërkuara në botë vjen me një botim të ri në shqip: ”Ky libër ofron një plan pa ndroje për të përqafuar dhe arritur synimet tuaja: “Unë besoj se ne mund ta ndryshojmë botën. Por në fillim duhet të ndalojmë së jetuari me frikën nga gjykimi për atë që jemi”.

2. “Plani B” nga Sheryl Sandberg, Adam Grant

Të gjithë ne, në një formë apo një tjetër, përjetojmë Planin B. Ky libër do të na ndihmojë që të përfitojmë sa më shumë prej tij.

Pas vdekjes së papritur të bashkëshortit, Sheryl Sandberg ishte e sigurt se ajo dhe fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë.

“Isha zhytur në boshllëk”, shkruan ajo, “një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh apo edhe thjesht të marrësh frymë.” Adam Grant, një psikolog i universitetit Wharton dhe mik i saj, i tregoi se njerëzit mund të bëjnë një sërë hapash konkretë për ta marrë veten dhe për të kapërcyer të tilla përvoja që mund të të shkatërrojnë jetën. Aftësitë tona ripërtëritëse nuk janë paraprakisht të kufizuara, janë muskuj që mund t’i formojë secili prej nesh.

Në librin “Plani B” ndërthuren mendimet personale të Sheryl-it me kërkimet ndërgjegjësuese të Adam-it për gjetjen e forcës në përballimin e vështirësive. Sheryl-i na hap zemrën – dhe ditarin – e na rrëfen qysh nga çasti jashtëzakonisht prekës kur mëson se i shoqi, Dave Goldberg, është shembur përtokë në palestër, e mëpastaj na përshkruan dhimbjen e thekët dhe izolimin që ndjeu në ditët pas vdekjes së tij.

Megjithatë “Plani B” shkon përtej humbjes së saj dhe eksploron se si i kanë kapërcyer njerëz të ndryshëm vështirësi të tilla si sëmundjet, papunësinë, përdhunimin, katastrofat natyrore dhe mizorinë e luftës. Këto histori dëshmojnë aftësinë e shpirtit njerëzor për të mos u dorëzuar... dhe për të gjetur sërish lumturinë.

Aftësia për t'u rimëkëmbur gjendet thellë brenda nesh dhe mbështetet te ndihma që na japin njerëzit që kemi përreth. Edhe pas ngjarjeve më shkatërrimtare, kemi ende mundësi të rritemi, duke gjetur një domethënie më të thellë dhe duke përftuar një kuptim të ri të jetës.

“Plani B” na mëson si t’i ndihmojmë të tjerët, kur janë në krizë, si të kemi dhembshuri për veten, si të rritim fëmijë të fortë dhe të krijojmë familje, komunitete dhe sipërmarrje që mund të rimëkëmben. Shumë nga këto mësime janë të vlefshme për betejat tona të përditshme dhe na ndihmojë të përballemi me guxim me çfarëdolloj ndodhie që mund të na presë në të ardhmen. Dy javë pasi humbi bashkëshortin, Sheryl-i po përgatitej për një veprimtari festive që përfshinte fëmijët dhe baballarët. “Dua Dejvin”, qante ajo. Miku i saj iu përgjigj, “Nuk ka më Plan A”, dhe më pas i premtoi se do ta ndihmonte që ajo të përfitonte sa më shumë të ishte e mundur nga Plani B.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë