I ri Cmim i reduktuar! Saga e Mileniumit - Stieg Larsson Shiko më të madhe

Saga e Mileniumit - Stieg Larsson

Stieg Larsson BD0521

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në të gjithë Amerikën dhe gjithë botën po flitet për triologjinë Milenium të novelave të Stieg Larsson, ku flitet për historinë e Lisbeth Salander, “një prej heroinave më origjinale dhe të paharrueshme të zhanrit thriller të kohëve të fundit. Kjo triologji do t’iu rrëmbejë kohën dhe do t’iu mbajë zgjuar derisa ta përfundoni. Bukinist e sjell tek ju me ofertë

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

3 510 Lekë

-10%

3 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA

1. Vajza që trazoi folenë e grerëzave nga Stieg Larsson. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

E reja Lisbetë Salander, gjeni në kompjuter, ndodhet sërish e mbërthyer në një shtrat spitali, ndonëse këtë herë nuk janë rripat prej lëkure që e mbajnë, por një plumb në kokë.

Ajo përbën kërcënim: nëse ndokush rrëmon në jetën e saj dhe dëgjon atë që ajo ka për të thënë, organizma të fuqishme sekrete do të rrëzohen si kështjella prej letre. Duhet të zhduket përgjithnjë; më e mira do të ishte sikur të mbyllej në çmendinë. Konspiracioni në qendër të të cilit ndodhet, ndonëse pa dëshirën e saj, dhe që nisi kur ishte vetëm dymbëdhjetëvjeçe, vazhdon ende.

Ndërkaq, gazetari Mikael Blomkvist ka arritur t’i afrohet së vërtetës mbi të kaluarën e tmerrshme të Lisbetës dhe është i vendosur të botojë në Milenium një artikull denoncues, që do t’i bëjë të dridhen shërbimet e fshehta, qeverinë dhe mbarë vendin. Nuk do të ketë kompromise…

2. Burra që urrejnë gratë nga Stieg Larsson. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t’i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja. Prej shumë vitesh, mbesa e parapëlqyer e industrialistit të fuqishëm Henrik Vanger është zhdukur pa lënë gjurmë. Kufoma s’ishte gjendur kurrë. E kur Vangeri, tashmë tepër plak, merr një dhuratë që e hap çështjen sërish, ai vendos të ngarkojë Mikael Blomkvistin, gazetar i njohur hulumtues, që të rindërtojë ngjarjet dhe të zbulojë të vërtetën. Me ndihmën e Lisbethit, një grua e re, shumë e zonja dhe gjeni kompjuterësh, Blomkvisti heton me rrënjë historinë e familjes Vanger, por sa më shumë rrëmon, aq më tepër zbulimet bëhen të llahtarshme.

3.Vajza që luante me zjarrin nga Stieg Larsson. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Mikael Blomkvisti rikthehet fitimtar në drejtimin e “Millennium”-it, i gatshëm të nxjerrë një numër special për një trafik prostitucioni nga vendet e Lindjes. Lisbeth Salanderi, gjeni kompjuterësh dhe grua me bindje krejt të pavarura, nuk harron dhe nuk fal. Çështja paraqitet tepër e mprehtë dhe shpërthyese: denoncimi përfshin një sistem të tërë dhune dhe nuk kursen policë, gjykatës dhe politikanë, deri dhe përfaqësues të shërbimeve sekrete. Por, pak kohë para se revista të shkojë në shtyp, një vrasje e trefishtë bllokon publikimin e saj dhe shpërthen një gjueti e vërtetë shtrigash: vëmendja e policisë dhe e mediave kombëtare përqendrohet te Lisbetha, tashmë e dyshuara kryesore. Blomkvisti hap një hetim për të sqaruar përgjegjësinë e Lisbethit, “gruas që urrente burrat që urrenin gratë”. Është ajo protagonistja e këtij romani të dytë të trilogjisë “Millennium”, një libër drithërues, që bashkë me intrigën djallëzore, ndërthur një përshkrim therës të shoqërisë moderne, me kontradiktat dhe devijimet, duke na dhuruar përmes Lisbeth Salanderit një personazh femëror unik, mallëngjyes dhe të paharrueshëm.

Të dhëna

VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanMister&Thriller