I ri Cmim i reduktuar! Nobelistet e botuar ne vitin 2023 Shiko më të madhe

Nobelistet e botuar ne vitin 2023

Gunter Grass, Olga Tokarczuk SET0373

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set kemi perzgjedhur dy nobeliste qe jane botuar gjate ketij viti: Daullja prej llamarine e Gunter Grass dhe “Empuzion” nga Olga Tokarczuk. Kjo perzgjedhje eshte bere pasi keto dy vepra letrare jane ngjarje per letersine e perkthyer ne gjuhen shqipe gjate ketij viti.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 430 Lekë

-10%

2 700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Daullja prej llamarine” nga Gunter Grass

Fuqia e provokimit, e pornografisë apo e blasfemisë mund të jenë relative, por stili i shkëlqyer, kritika e kthjellët dhe mizore, si dhe imagjinata e pakontrollueshme e një gjeniu si Günter Grass-i mbeten të pakrahasueshme. Edhe ardhja nga gjermanishtja në shqip nga Ana Kove mbetet e vlerësueshme dhe si e tillë, është vlerësuar si përkthimi i vitit në Panairin e 26-të të Librit Tirana 2023

Daullja prej llamarine solli reagime ekstreme të lexuesve dhe të kritikës. Nga njëra anë u quajt vepër blasfemuese dhe pornografike, aq sa u morën veprime ligjore kundër saj dhe Grass-it, si në Gjermani, ashtu edhe në mbarë botën.

Nga ana tjetër mbeti kryevepra e tij, e cila bashkë me romanet Macja dhe miu dhe Vitet e qenit formon TRILOGJINË E DANZIGUT, që e bëri fitues të shumë çmimeve, përfshirë dhe çmimin Nobel në letërsi.

 

“Empuzion” nga Olga Tokarczuk

Olga Tokarçuk në romanin Empuzion u zbulon lexuesve të vërtetat mbi botën, të cilat ose nuk i vëmë re, ose me çdo çmim nuk duam t’i bëjmë pjesë tonën.

Shtator 1913, qendra klimatike Görbersdorf (Sokollovsko e sotme në Silezinë e Poshtme). Këtu, rrëzë maleve, për më shumë se gjysmë shekulli funksionon një nga sanatoriumet e para në botë dhe më i famshmi në gjithë Europën ku kurohen sëmundjet e “kraharorit dhe të fytit”.

Mjeçisllav Vojnjiçi (Mieczysłaë Ëojnicz), student nga Lvovi, vjen në qendërkurim me shpresën se metodat novatore të mjeksisë dhe ajri i pastër do të frenojnë avancimin e sëmundjes së tij, madje edhe mund ta largojnë atë përfundimisht. Por diagnoza nuk lë vend për iluzion –  tuberkuloz.

Në Bujtinën e Burrave njeh pacientë të tjerë. Të sëmurët nga Vjena, Krulevci, Breslau dhe Berlini, rrëkëllejnë çdo mbrëmje pijen e tyre të preferuar “Schëärmerei”, debatojnë pa lodhur për çështjet më të rëndësishme të kësaj bote: a e kërcënon Europën lufta? Monarkia apo demokracia? A ekzistojnë demonët? A luan rol femra në shoqëri, apo detyra e saj është vetëm lindja e fëmijëve?

Rutinën e pacientëve e turbullon vdekja e beftë e gruas së pronarit të bujtinës. Vojnjiçit i mbërrijnë në vesh histori të llahtarshme me ndodhi tragjike jo larg sanatoriumit.  Edhe pse i preokupuar me zbulimin e të vërtetës për personin e tij, enigma e ngjarjeve që të kallin tmerr e zbavit atë sa vjen e më shumë. Por ndërkohë ai vetë nuk e di nëse forcat e errëta e kanë vënë në shënjestër.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë