I ri Cmim i reduktuar! Libra per historite qe mbeten – set Shiko më të madhe

Libra per historite qe mbeten – set

Ben Blushi, Anisa Makarian SET0134

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set ne kemi pezgjedhur perceptimet e dy prej personaliteteve te kultures shqiptare te diteve tona, Ben Blushit dhe Anisa Makarianit. Ne librat e tyre “Shtepia te Selvia” dhe “41 sekrete” na vijne “frame” nga kujtesa jone e historia jone e perbashket qe kujtesa nuk po arrine t’i mbaje te gjalle. Fale ketyre librave na vijne personazhe, momente, vende dhe ngjarje te cilat veshtire se mund te harrohen me...

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 980 Lekë

-10%

2 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban

“Shtepia tek Selvia” nga Anisa Markarian

Bijë e një nëne shqiptare dhe e një babai armen, i cili u mbijetoi masakrave të gjenocidit otoman dhe zgjodhi Shqipërinë për atdhe të dytë, Anisa Markarian lindi në Tiranë më 4 korrik 1962. Me gjithë prirjet për artin, sidomos për letërsinë e kinematografinë, ajo studioi mjekësi e punoi si mjeke anesteziste-reanimatore në Spitalin Nr. 2 të kryeqytetit deri në vitin 1991, kur emigroi në Francë.

 

“41 sekrete” nga Ben Blushi

Sekrete të njerëzve të njohur e të panjohur që, me zemër në dorë, i rrëfehen penës së shkrimtarit. Ky libër përmbledh 41 histori njerëzish të ndryshëm, shkruar nga Ben Blushi në formën e rrëfimeve dhe sekreteve të jetës së tyre. Përveç rrëfimeve, Ben Blushi ka fotografuar të gjitha personazhet e tij, duke harmonizuar fotografinë bardhezi me përshkrimin dhe dialogun artistik që ka zhvilluar me secilin prej tyre. Personazhet variojnë nga njerëz të familjes së tij te miqtë; shkrimtarë si Ismail Kadare, aktorë si Robert Ndrenika, Monika Lubonja e Viktor Zhusti, piktore, klerikë, fotografë, këngëtarë si Dren Abazi e Bojken Lako, sportistë; afganë, ukrainas, si dhe pinjollë të familjeve të shquara si nipin e Ismail Qemalit, nipin e Faik Konicës apo vajzat e Lasgush Poradecit dhe Vangjush Mios. Sekretet mbyllen me një rrëfim të sinqertë se si të bëhesh mysliman në Kavajë.

Të dhëna

Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë