I ri Cmim i reduktuar! Autore te suksesshem te vitit 2022 - set Shiko më të madhe

Autore te suksesshem te vitit 2022 - set

Markus Zusak, Julia Navarro SET0133

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set kemi perzgjedhur dy autore te medhenj te kohes tone: Julia Navarro dhe Markus Zusak, me dy prej librave qe kane ardhur ne gjuhen shqipe: Bibla prej argjile dhe Ura e argjilte. Keto dy libra jane nje set i vecante per dhurate per lexuesit qe duan misterin dhe kuriozitetin

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 790 Lekë

-10%

3 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban

“Bibla prej argjile” nga Julia Navarro

Romë, 2002. Në bazilikën e Shën Pjetrit, një zotëri flokëthinjur gjunjëzohet për të kërkuar një falje të pamundur: "Atë, do të vras një njeri", - i rrëfehet priftit në rrëfyestore.

Në të njëjtën kohë, Klara Tanenbergu, arkeologe e re, mbesa e një njeriu të fuqishëm, por me të kaluar të errët, gjatë një kongresi të arkeologjisë në Romë njofton një zbulim të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për disa pllaka të lashta prej argjile, të cilat, nëse janë autentike, do të shërbejnë si provë shkencore e ekzistencës së patriarkut Abraham. Është vepra e një skribi, që ka përmbledhur rrëfimin e profetit për krijimin e botës, Zanafillën, pështjellimin e gjuhëve në Babel dhe Përmbytjen e madhe.

Një Bibël autentike prej argjile.

Pak para fillimit të Luftës së fundit të Gjirit, së bashku me një ekip arkeologësh, Klara nis disa gërmime të rrezikshme. Nuk e ka idenë se çfarë tmerri ka zgjuar padashur, një tmerr që e zhyt në një të kaluar të trazuar dhe që kërcënon ta tërheqë në një shtjellë të fortë dhune.

Dikush është betuar të vrasë Tanenbergun, plakun, por edhe familjen e tij, për t'u hakmarrë ndaj një krimi të tmerrshëm të kryer shumë vite më parë.

Mes dyshimesh, mashtrimesh e tradhtish, ekspedita në Irak përparon plot tensione e kthesa të papritura drejt një fundi të paparashikueshëm e tragjik, ndërsa bombardimet e para tronditin kryeqytetin e lashtë të Mesopotamisë

“Ura e argjilte” nga Markus Zusak

Të dhëna

Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë