I ri Cmim i reduktuar! Dy klasiket moderne te shekullit XX - set Shiko më të madhe

Dy klasiket moderne te shekullit XX - set

Robert Musil, Gabriel Garcia Marquez SET0129

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set ne kemi sjelle dy prej prurjeve me ndikuese ne letersine e shekullit te XX, Njeriu pa cilesi i autorit austriak Robert Musil, i ardhur ne shqip nga Jonila Godole dhe “Vjeshtra e patriarkut” i Gabriel Garcia Marquez, i shqiperuar nga Mira Meksi. Keto dy botime fantastike te Onufri-t ne i sjellim bashke ne nje pako per te gjithe ata qe duan letersine jete-ndryshuese.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

3 600 Lekë

-10%

4 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Burri pa cilesi” nga Robert Musil

Burri pa cilesi eshte nje nga veprat me te rendesishme te letersise europiane dhe boterore ne shekullin e XX. Vetëm se mungon gjithçka dhe asgjë; sikur të kishe pasur një ndryshim gjaku apo ajri, një sëmundje e mistershme ka kapërdirë farën e gjenialitetit të kohëve të shkuara, por gjithçka vezullon të renë, dhe në fund nuk dihet më, nëse bota është e përkeqësuar vërtet, apo thjesht jemi plakur ne. Vetëm atëherë fillon realisht një epokë e re.

Është viti 1913 dhe shoqëria e lartë është e vendosur të gjejë një mënyrë të përshtatshme për të festuar jubileun e shtatëdhjetë të perandorit Franz Josef. Ndërhohë që aristokracia përpiqet të shpëtojë diçka të shquar nga shembja e Perandorisë Austro-Hungareze, bota e zakonshme vjeneze po fillon të tregojë shenja të një rebelimi më serioz. I zënë në mes të këtij labirinti social është Ulrih: i ri, i pasur, ish-ushtar, joshës dhe shkencëtar.

Në pamundësi për ta mashtruar veten se lëmshi i atributeve dhe cilësive që kjo otë i ka dhënë nuk mblidhet në asgjë veç “karakterit” të lindur, rrjedhimisht është një “njeri pa cilësi”, një vëzhgues brilant, i shkëputur, i kësaj shoqërie që po i vjen rrotull me shpejtësi. Pjesërisht satirë, pjesërisht epikë vizionare, pjesërisht tour de force intelektuale, “Burri pa cilësi” nga Robert Musili është një vepër me rëndësi të pamatshme.

 

“Vjeshta e patriarkut” nga Gabriel Garcia Marquez

Vjeshta e Patriarkut, një nga veprat më të ndërlikuara dhe ambicioze të Gabriel García Márquez, është rrëfimi brilant i një tirani karabian dhe abuzimit me pushtetin.

Nga bamirësia te mashtrimi, nga dashamirësia te dhuna, nga frika prej Zotit te mizoria ekstreme, ditatori te Vjeshta e Patriarkut mishëron më të mirën dhe më të keqen e natyrëz njerëzore. Gabriel García Márquez, mjeshtri i famshëm i realizmit magjik, portretizon gjallërisht tiranin që po jep shpirt, të burgosur nën diktaturën e tij. Me një stil novator, ëndërrimtar dhe të mbushur me përshkrime simbolike, ku roman e çon lexuesin në një botë që është njëherazi fantastike dhe e vërtetë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMira Meksi, Jonila Godole