I ri Cmim i reduktuar! Dy thrillerat e vitit 2022 - set Shiko më të madhe

Dy thrillerat e vitit 2022 - set

Joyce Carol Oates, Alex Michaelides SET0124

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Tashme, bashkesia qe e do zhanrin thriller mes bashkesise se lexuesve shqiptare eshte rritur shume. Ne kemi vecuar dy prej romaneve me te mira per ti bere ne nje set qe lexohet kendshem per nje fundjave dimri para oxhakut. Nese keni miq qe u pelqejne zhanre te tilla, mos u mendoni dy here per ta bere nje dhurate te tille....

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 070 Lekë

-10%

2 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban

“Perdhunimi - nje histori dashurie” nga Joyce Carol Oates

“Përdhunimi” nuk është roman feminist, sepse përdhunimi në vetvete nuk është çështje feminizmi, por çështje e të drejtave bazë të njeriut. Me një ritëm tërësisht rrëmbyes, theksuar nga britma vetmitare nëpër natë dhe pëshpërima tmerri pasditeve, Joyce Carol Oates rrëfen historinë e Tinës dhe Bethit, vajzës së saj, të agresorëve të tyre dhe të hakmarrësit të tyre të heshtur, një burrë që e di fort domethënien e drejtësisë. Dhe të dashurisë.

 

“Pacientja e heshtur” nga Alex Michaelides

Pacientja e heshtur është një thriller psikologjik tronditës, që ka në qendër aktin e dhunës së një gruaje ndaj bashkëshortit të saj - dhe të terapistit të fiksuar pas zbulimit të motiveve të saj.

Në dukje, jeta e Alisia Berensonit është e përsosur. Ajo është një piktore e famshme, e martuar me një fotograf të mirënjohur në fushën e modës, dhe jeton në një shtëpi madhështore me dritare të mëdha, në një nga zonat më të lakmuara të Londrës. Një mbrëmje, bashkëshorti i saj, Gabrieli, kthehet vonë në shtëpi dhe Alisia e qëllon me armë pesë herë në fytyrë. Pas kësaj, ajo nuk nxjerr më asnjë fjalë nga goja.

Refuzimi i Alisias për të folur ose për të dhënë ndonjë lloj shpjegimi, e kthen këtë tragjedi familjare në diçka shumë më të madhe, e kthen në një mister që tërheq imagjinatën e publikut dhe i jep Alisias famë të jashtëzakonshme. Çmimi i artit të saj kap majat, kurse ajo, pacientja e heshtur, u fshihet tabloideve dhe gjendet në Grove, një klinikë e sigurisë së lartë në Londrën Veriore.

Teo Faberi është një psikoterapist kriminalistik, i cili e ka pritur prej kohësh mundësinë për të punuar me Alisian. Vendosmëria e tij për ta bërë Alisian të flasë dhe për të zbuluar misterin se përse e qëlloi të shoqin, e çon të ndjekë një rrugë gjarpërushe drejt motivimeve të tij - një kërkim për të vërtetën, e cila kërcënon vetë atë....

Të dhëna

Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë