I ri Cmim i reduktuar! Autore shqiptare te vitit 2022 - set Shiko më të madhe

Autore shqiptare te vitit 2022 - set

Zhaneta Barxhaj, Geverina Muzhaqi SET0100

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set jane perzgjedhur dy autore shqiptare, Geverina Muzhaqi dhe Zhaneta Barxhaj. Prurjet e tyre te vitit 2022 jane vendosur ne nje set per t’ju dhene mundesi lexuesve qe te shohin prurje te reja nga protagoniste te letrave bashkekohore shqipe

Më shumë detaje

11210 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

1 620 Lekë

-10%

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Pabesia” nga Geverina Muzhaqi

Ka zinxhirë që na mbajnë të lidhur e zinxhirë që na burgosin. Disa, duke na prangosur, na bëjnë të zbulojmë lirinë. Të tjerë, duke na lëshuar, na prangosin më tepër. Janë zinxhirët e lidhjeve që krijojmë. Janë njerëzit që duam e që na poshtërojnë. Janë ata që i shpërfillim e i bëjmë të vuajnë. Janë ata që i meritojmë dhe ata që mendojmë se na meritojnë. Zinxhirët jemi ne.

 

“Femijeri e thinjur” nga Zhaneta Barxhaj

“Është e vërtetë që toka dhe natyra jetojnë me shpirtin e njerëzve që rrinë në të”. Këto fjalë të autores në romanin “Fëmijëri e thinjur”, rrokin thelbin e krejt monologut dramatik në këtë rrëfim ngjethës. Monologimi nuk ngërthen vetëm zërin e një personazhi, por të një brezi të tërë të humbur. Ky tekst është autobiografia letrare e personazhit rrëfimtar dhe biografia e një populli. Rrëfimi u përngjan peizazheve të trishta që zgjohen përmes fjalës. Befasuese dhe absurde ngjarjet në këto peizazhe, po aq sa befasues dhe jehonë e absurdit bëhet rrëfimi. E dërrmuar harta shpirtërore e Shqipërisë së asaj kohe, e dërrmuar gjendja shpirtërore e rrëfyesit dhe lexuesit. Kjo e fundit është pa dyshim arritja e Zhaneta Barxhajt në këtë roman: saga e saj e dhimbjes si autore bëhet saora saga e vetë lexuesit. Teksti nuk ka pezm në ngjizjen e situatave. Janë situatat e rrëfyera me vërtetësi lakuriqe, ato që e krijojnë pezmin gjatë leximit. As nuk akuzohet kurrkush. Në këtë mënyrë jemi të gjithë të akuzuar. Jemi fëmijë të thinjur të një epoke mjerane, në një atdhe mjeran, që në vend që të mësojë të thinjë tragjeditë, thinj pa pikë mëshire të ardhmen e tij.

Toka dhe natyra e peizazheve të tragjedisë 97 është një tatuazh që mbetet i freskët në shpirtin e lexuesit që për më tepër nuk e ka përjetuar atë kohë si dëshmitar okular. Këtij lloj lexuesi madje i krijohet pështjellimi se dëshmia ka qenë prej kohësh brenda tij, por ai thjesht ka heshtur për të mos lënduar të tjerët përreth.”

 

Të dhëna

Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë