Cmim i reduktuar! Biblioteka me librat e Frederik Backman ne shqip – set Shiko më të madhe

Biblioteka me librat e Frederik Backman ne shqip – set

Frederik Backman A-007611

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

 

Fredrik Backman eshte nder autoret me te vleresuar ne ditet tona, - me libra qe jane kthyer ne bestseller-a absolut ne te gjithe boten. Ne kemi vendosur ta rekomandojme ne set kete autor, me tre librat qe kane ardhur ne shqip: “Nje burre i quajtur Uve”, “Qyteti i arinjve” dhe “Gjyshja ime te pershendet dhe te kerkon ndjese”

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

2 880 Lekë

-10%

3 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me tre libra permban:

Nje burre i quajtur Uve

 “Një burrë i quajtur Uve” është një përzgjedhje e përkryer për klubet e librit. Është i shkruar në mënyrën më të përsosur, duke prekur njëkohësisht shqetësimet universale të njerëzve. Është jeta e përditshme dhe marrëdhëniet e saj shoqërore. Kështu e përshkruan BookBrowse këtë roman i cili ka kapur majat e suksesit falë numrit të jashtëzakonshëm të lexuesve në mbarë botën

Uvja ka parime të patundura, rutinë të rreptë, ai mendon se rregullat janë bërë për t'u ndjekur dhe se shenjat rrugore janë vendosur që të zbatohen.

Njerëzit e quajnë atë "një fqinj i hidhur." Por a mund të jetë “i hidhur” Uvja vetëm se nuk ecën me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë përgjatë gjithë kohës?

Prapa kësaj fasade të jashtme të çuditshme ka një histori të dhembshme, në themel të së cilës ngrihet madhërishëm një dashuri e jashtëzakonshme, e cila ndërthuret shumë natyrshëm gjatë gjithë romanit, me ngjarjet që zhvillohen në këtë libër...

 

Qyteti i arinjve

Ky roman është konsideruar një prej librave më të mirë të vitit nga LibraryReads, BookBroëse dhe Goodreads. Autori i shumëshitur i “Një burrë i quajtur Uve” rikthehet me një roman mahnitës e thellësisht të ndier mbi një qytet të vogël me një ëndërr të madhe - dhe çmimin që duhet paguar për ta bërë këtë ëndërr realitet.

 

Gjyshja ime te pershendet dhe te kerkon ndjese

Një histori për të drejtat më thelbësore të njeriut: e drejta për të qenë të ndryshëm. Fredrik Backman, me ironi të hollë dhe emocionuese, personazhet e librave të tij i çoi te lexuesit e më shumë se dyzet vendeve të botës.

Gjithkush kujton aromën e shtëpisë së gjyshes së vet.

Gjithkush kujton tregimet që rrëfen ose rrëfente gjyshja e tij.

Ndërsa afrohet Krishtlindja, madje edhe gjyshet më të mira superheroina mund të kenë një ose dy gjëra për të cilat do të dëshironin të kërkonin falje. Dhe, në këtë proces lidhur me gjyshen e saj, Elsa ndodhet midis aventurave që i japin një kuptim të ri jetës së saj.