Epigrame erotike, Antologjia Palatine Shiko më të madhe

Epigrame erotike, Antologjia Palatine

Grup autorësh ZEN005

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë vëllim janë përmbledhur epigrame nga poetë të botës antike si: Antipatri i Selanikut, Filodemi, Kalimahu, Rufini, Asklepiadi, Meleagri, Honesti, Stratoni, Dioskoridi, Statil Flaku, Parmenioni dhe Glauku.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
ISBN9789928113368

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Pjesë nga libri:

Kam marrë flakë tue kqyrë Teudin që shkëlqen ndër djelm,
Si dielli kur lind n'mes hyjzish.
E digjem njilloj, edhe kur prej kripit t'zi mblohet;
Dielli â prore diell, edhe n'perëndim.

Me flakadan do të të djeg, portë, e do djeg edhe at që asht mbrendë;
Mandej, i dehun, do marr arratinë e, tue kaptue
Adriatikun bojë venë, e tue u përendë,
Do t'i përunjem nji porte që natën rri çelë.

Po a s'ishte dje çunak, e as që e andrroje mjekrën
Që të ka dirsun? Si ndodhi kjo gjâ e mnershme
Që ta mbloi me qime hijeshinë e djeshme?
Ç'shtrigni âsht kjo, dje Triol e sot Priam?

Nëse Kleoniku s'vjen, nuk e due mâ në shtëpinë teme,
Kurrë mâ, pasha... Por jo, s'ban me u përbè.
Në s'erdhi sot për faj të ndoj' andrre, ka me ardhë nesër,
S'kemi për të vdekë, de, që sot mungoi!

Der kur do duroj të përqeshunat e tua
Pa e thanë nji fjalë? Gjegjmu, Panfil.
Unë të pyes e ti qesh; të pyes prapë e ti s'përgjigjesh;
Qaj e ti zgërdhihesh. Po pse, për të qeshun qenkan kto gjana, mor barbar?

Stratoni

Të dhëna

Faqe64
ISBN9789928113368
Titulli origjinalZenit
Viti i Botimit2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiAzem Qazimi