Buzë lumit Piedra u ula dhe qava Shiko më të madhe

Buze lumit Piedra u ula dhe qava

Paulo Coelho TO0240

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshja, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN 9789994315208

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Por çfarë ndodh kur, në rininë e parë, një dashuri e madhe bëhet fli e druajtjes, atëherë kur fjalët nuk arrijnë të vijnë gjer në buzë dhe e ardhmja humbet midis ngjyrave vjeshtore të një lisi që zë gjithë sheshin? E çfarë ndien kur, pas njëmbëdhjetë vjetësh, rigjen dashurinë dhe zbulon se ai po ecën në rrugën e shenjtërimit dhe është në gjendje të kryejë mrekulli?

Cilat janë mendimet dhe shpresat që gjëmojnë në mendje dhe që e ngrenë trupin në shkulme të qarash dhe të qeshurash? Për Pilarin, ëndrra e të qenit pranë të dashurit duket se po tretet në ujërat e akullta të lumit Piedra, por nganjëherë edhe shtjellat, ujëvarat dhe guralecët e një rrjedhe lumi, së bashku me një zhurmë hapash pas shpine, mund të përcaktojnë të ardhmen dhe të të bëjnë të kuptosh që "të dashurosh do të thotë të komunikosh me tjetrin dhe të zbulosh tek ai një pjesëz të Zotit".

Të dhëna

Faqe232
ISBN 9789994315208
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDurim Taçe
RomanMotivim&Vetëdije