Lufterat ballkanike Shiko më të madhe

Lufterat ballkanike

Jakob Gould Shurman BUE354

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Autori në këtë libër shprehet qartë dhe drejt, duke i thënë të vërtetat në sy në lidhje me prapambetjen e tmerrshme që e ka rrethuar jetën e shqiptarëve. Shto këtu edhe mjerimet e luftës copëtuese, shkatërrimtare, prishjen e çdo gjëje që mezi ishte selitur në shekuj. Lufta bëhet kundër Turqisë Otomane, por thikën e hanë shqiptarët, të cilët filluan rrugën e tyre të mëvetësisë përmes rrugës së zjarrit e të shfarosjes totale. Mirëpo populli shqiptar paskej qenë populli më vital në botë. Çudi! Ai u ngrit, u rrit, u bë shtet dhe eci në rrugën e ngushtë e të pashtruar që mezi ia kishte dhuruar historia

Më shumë detaje

86 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN97899927 54737

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Autori ka ditur të sjellë një atmosferë interesante, duke qenë edhe ambasador i SHBA në Athinë në kohën kur janë zhvilluar Luftërat Ballkanike. Kështu Luftërat ballkanike është një libër i dokumentimit të drejtpërdrejtë, pa hequr këtu qëndrimet e njëanshme ndaj fuqive ballkanike në luftërat e tyre kundër Turqisë Otomane, duke nëpërkëmbur sidomos popujt fqinjë dhe kryesisht shqiptarët, të drejtat e të cilëve qenë shkelur me të dy këmbët. Drama që u luajt përbindshëm në kurriz të shqiptarëve, tragjedia në shumë akte që kishte për aktorë edhe shqiptarët, në formën e turmave që ngrenë vazhdimisht supet të habitur, të lodhur, të vrarë, të stresuar, të mahnitur se deri ku arrin intriga dhe e keqja, të trallisur që as kopaçen nuk arrijnë të kapin dot dhe... bëjnë çbëjnë dhe kapen me vetveten, si një zgjidhje homerike e groteske. Kështu shkruajnë në paraqitjen e librit në katalog dhe në argumentin që i sjellin MASH për miratimin e këtij libri në bibliotekat e shkollave të të gjitha niveleve. Unë nuk i heq asnjë rresht këtij përcaktimi dhe shtoj se jam dakord që libri të pranohet nga Bordi rekomandues dhe vendimmarrës i MASH.

Të dhëna

Faqe108
ISBN97899927 54737
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia