Shqiperia e madhe (SC) Shiko më të madhe

Shqiperia e madhe (SC)

Antonio Baldacci BUE089

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Studiuesi i gjithëdijshëm Antonio Baldaçi na paraqitet tashmë jo si botanist, por si një historian i mirëfilltë. Përmbledhja e tij historike i përkushtohet Të madhes Shqipëri, por që në fjalorin politik të sotëm ka një ngarkesë tjetër, që edhe sikur të përdorej drejtpërdrejt nuk kishte asgjë të keqe. Ideja fillestare ishte Shqipëria Natyrale, por ja që ende nuk e kishte përdorur këtë togfjalësh Kadareja, në mënyrë që të fitonte autoritet

Më shumë detaje

157 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN99943-31-44-2

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Baldaçi në këtë libër flet për Shqipërinë dhe shqiptarët, për problemet e mëdha shqiptare brenda suazës së pushtimit turk dhe plojës që përgatisnin fqinjët ballkanikë. Qëndrimet e tij janë pro Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke përcaktuar vija të tilla ndarëse për koherencë politike dhe veprime diplomatike, të cilat do ti kishte zili çdokush nga diplomatët e sotëm. Sepse lufta për Shqipërinë e Madhe dhe për shqiptarët ky popull i madh dhe me energji të paçmuara është botanike (po, po, botanike, duke vlerësuar sidomos bimët endemike në trojet tona!), politike (por ama të politikës sëlartë), diplomatike, albanologjike, gjuhësore, etnografike, trashëguese dhe zhvillimore. Po të lexosh shkrimet për zhvillimin e trojeve shqiptare (Shqipëria e Madhe si portë e Ballkanit) bindesh se Baldaçi i sheh konkrete rrugët e zhvillimit, edhe portuale, edhe rrugore, edhe minerare, edhe lëndësh tëpara, edhe prodhuese, sikur të jetonte sot. Mirëpo askush nga ata që duhet ta shohin ende nuk e njohin Baldaçin, në mënyrë që tia japin realisht peshën e duhur Shqipërisë Natyrale, atë që zoti ia ka dhënë që me krijimin e madh...

Të dhëna

Faqe290
ISBN99943-31-44-2
Viti i Botimit2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiA. Beshaj; A. Saraçi