Lidershipi i John F. Kennedy

John A. Barnes UE0031

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri "Lidershipi i John F. Kennedy" rendit parimet thelbësore që karakterizuan Kennedy n përgjatë gjithë jetës e karrierës së tij dhe ofron këndvështrime të mprehta e depërtuese, që do t'u shërbejnë mjaft udhëheqësve të sotëm, teksa përpiqen të krijojnë trashëgiminë e tyre përparimtare.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928419323

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri "Lidershipi i John F. Kennedy" rendit parimet thelbësore që Përmes një karriere ushtarake dhe politike, e cila arriti kulmin me një nga presidencat më të adhuruara në historinë amerikane, John F. Kennedy shfaqi aftësi udhëheqjeje që sollën përkushtimin e mbështetësve, fituan respektin e kundërshtarëve dhe i hapën rrugën revolucionit përparimtar, në një kohë kur ndryshimi ishte po aq i rrezikshëm sa edhe i pashmangshëm. Arritjet e John F. Kennedy janë akoma edhe më të mrekullueshme, duke pasur parasysh dështimet e padiskutueshme personale, problemet e rënda shëndetësore dhe faktorë të tjerë, të cilat do të kishin rezultuar vdekjeprurëse për aspiratat e individëve më të dobët. Thanë për librin: "John F. Kennedy nuk kishte frikë të shpërfillte urtësinë tradicionale dhe të krijonte mendimet e tij rreth çështjeve, një aftësi që asnjë drejtues ekzekutiv biznesi nuk mundi t'ia lejojë vetes të mos e zotërojë. Përveç ofrimit të këndvështrimeve të çmuara për qasjet menaxhuese të Kennedy t, stili elegant i të shkruarit të John Barnes it bën që libri "Lidershipi i John F. Kennedy" të jetë një kënaqësi në lexim." Lawrence Kudlow, drejtues programi televiziv i CNBC dhe drejtor ekzekutiv i Kudlow and Company, LLC "Barnes shkon përtej imazhit, duke shpalosur faqe të reja të mendjemprehtësisë dhe arsyes, duke ofruar kështu mësime të vlefshme për çdo kohë." Stepen F. Hayward, autor i librave "Udhëheqja e Churchill it" dhe "Epoka e Reagan it" "John F. Kennedy drejtoi me vizion dhe stil të paharrueshëm një komb vërtet të bekuar nga fuqia e madhe, por edhe të vendosur përballë sfidave të mëdha, madje, ndonjëherë edhe të rrezikshme. Ky libër është i mbushur me mësimet e tij për udhëheqës nga të gjitha fushat e jetës." Hank McKinnell, kryetar dhe drejtor ekzekutiv, Pfizer Inc. "Ky libër është thelbësor për t'u lexuar nga çdo udhëheqës në epokën e medias! Bares i analizon me imtësi procesin mbresëlënës të vendimmarrjes së Kennedy t dhe shpalos një këndvështrim të rifreskuar të udhëheqjes dhe stilit menaxhues të presidentit më karizmatik të shekullit të njëzetë." William J. Flynn, kryetar i Mutual of America

Të dhëna

Faqe244
ISBN9789928419323
Titulli origjinalUET Press & MAPO Editions
Viti i Botimit2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEvarist Beqiri