Spiro Mehilli A-000050
Libër i ri
Në këtë vepër, shkrimtari Spiro Mëhilli pasqyron jetën e Leninit duke filluar nga prejardhja familjare, nga fëmijëria dhe rinia e tij, lidhjen me revolucionerë të kohës, përqafimin e ideve marksiste, përjashtimin nga universiteti, largimin nga qyteti i Kazanit për të shkuar në pronat e familjes në Kokushkino dhe më pas, në mbarimin e fakultetit në Sank Petërburg, aktivitetin politik, jetën familjare dhe detaje të tjera të panjohura nga lexuesit shqiptarë.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Kristalina - KH | |
| ISBN | 9789928168603 | |
Autori jep me hollësi largimet e tij nga viti 1900 deri më vitin 1905 dhe nga viti 1907 deri më 1917, pra plot 15 vjet larg Rusisë duke qendruar në shtetet dhe kryeqytetet e vendeve në të zhvilluara të Europës si Zvicra, Anglia, Franca, Italia, Çekosllovakia etj.
Me mjaft detaje, autori jep rrugëtimin e tij për t’u kthyer në Rusi i ndihmuar nga qarqe hebreje dhe Qevëeria gjermane, më mënyrë që ai të merrte pushtetin, që me mjaftë peripeci dhe zgjuarësi ja arrin qëllimit.
Në libër bëhet fjalë për premtimet që u bëri fshatarëve për tokën dhe sesi i mashtroi, grabitjet e pasurive të kishave , urdhërat që jepte për pushkatime masive për të terrorizuar qytetarët me anë të organizatës famkeqe KGB dhe mbi të gjitha internimin dhe pushkatimin e familjes mbretërore të Nikollait II.
Në këtë libër, autori flet edhe për muzën e tij, Inassa Armandin, për plagosjen nga e bija, Fanija Kapllan, sëmundjen e sifilizit dhe mbi operacionin, pas të cilit mbeti i paralizuar e shumë të dhëna të tjera interesante.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 322 |
| ISBN | 9789928168603 |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Tre prej diktatorëve më të njohur të Shekullit të XX, Hitleri, Musolini dhe Stalini vijnë përmes një analize komplekse dhe të dhëna të marra nga burime të shumta arkivore, libra biografikë dhe analiza
Spiro Mëhilli sjell një botim tjetër me vlera historike për të kuptuar kontekstin dhe zgjidhjet e vështira të një shteti të madh si Polonia, e cila ndodhej mes presioneve të mëdha të Rusisë dhe Gjermanisë, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore: “Me gjermanët rrezikojmë të humbim lirinë, ndërsa me rusët humbim shpirtin”.
Në këtë vepër prej 206 faqesh, autori paraqet me hollësi jetën familjare të poetit, veprën që shkroi dhe aspekte të historisë së tij.
Per here te pare vjen nje biografi e plote, shoqeruar me dokumente dhe me fakte per Trockin, - i shpallur nga Stalini si nje nga kundershtaret me te eger “brenda llojit”. Autori, Spiro Mehilli, - i diplomuar ne Rusi, sjell te dhena tejet interesante per jeten dhe vepren e ketij ideologu te shquar te te majtes komuniste.
Romanin “Vallja e të vdekurve” ia kushtoj shokut tim Gani Qeraxhiut. E kam njohur në 4 korrik të vitit 1959, ditën që u grumbulluam në Pashaliman dhe pas fjalës “rrugë të mbarë” të kundëradmiral Teme Sejkos, me anijen “Irgis” udhëtuam nga Vlora në Odesë e më tej me tren në Leningrad. Ishim kontigjenti i kursantëve që do të studionim në Institutin e...
Spiro Mehilli sjell nje biografi te plote te jetes dhe krijimtarit se Maksim Gorkit, duke iu referuar te dhenave dhe studimeve qe jane bere ne Bashkimin Sovjetik. Nje ndalese me interes eshte edhe roli i tij ne krijimin e realizmit socialist.
Ky libër trajton historinë e Romeos dhe Zhuljetës shqiptare. Një dashuri mes dy të rinjëve nga një fshat i Tiranës, e cila në pamundësinë e realizimit të saj, prodhon një krim. Autori, Spiro Mëhilli e ka rrëfyer mjeshtrisht, duke u bazuar mbi historinë që rrëfehet brez pas brezi nga banorët e zonës.
Ky roman trajton plagën e rëndë të shoqërisë shqiptare: përdorimin e drogës nga të rinjt dhe emigrimin ilegal drejt perëndimit me anë të gomoneve.
Spiro Mëhilli vjen me këtë libër para lexuesve si novelist. Janë 7 rrëfime që përcjellin dramën e individit shqiptarë në komunizëm dhe demokraci. Janë 7 rrëfime të cilat të bëjnë për vete me mjeshtrinë e narracionit, me dramën që përcjellin dhe me shqetësimet që ngrenë secila prej historive.
Pas një sërë botimesh, si "Kur thinjet kujtesa" (roman), "Lulja e majit" (tregime), Shtëpitë e shpirtit (esse) dhe "Dritëhijet e një perandorie" (305 vjet dinasti e romanoveve ) (Roman), Spiro Mëhilli na paraqitet me romanin e ri "Zjarret e natës" me temë të marrë nga Italia. Në qendër të tij është familja intelektuale Xhanini dhe bebisitja Klarita, vajzë...
Studiuesi Spiro Vasil Mëhilli analizon periudhën që nga pushtimi fashist i Shqipëri më 7 prill 1939 deri në momentin e largimit të Bashkimit Sovjetik nga Shqipëri në dhjetor 1961, ku përmes fakteve, dokumenteve dhe analizave jep të dhëna të dorës së parë për rolin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore, ndikimin jugosllav në vendin tonë dhe raportet e...