Spiro Mehilli A-000031
Libër i ri
Në këtë vepër prej 206 faqesh, autori paraqet me hollësi jetën familjare të poetit, veprën që shkroi dhe aspekte të historisë së tij.
Ky libër nuk është më në stok
Kjo biografi nis me lindjen, fëmijërinë, shkollimin e tij në Liceun Shtetëror në Carskoje Sjello, shkëlqimin e tij si poet i ardhshëm, jetën në Sank Petërburg në vitet 1817-1820, ku, tek ai fillojnë shpërthimet rinore që nuk i pëlqyen Sovranit, Aleksandrit I, që u detyrua ta largonte në jug të vendit. Ky largim i takon viteve 1820-1824 ku ai filloi të shkruante veprat e tij të para, midis të cilave “Rusllani dhe Ljudmilla”, “Ciganët” dhe “Shaterivani i Bahçisarait”.
Pastaj filloi faza e dytë. Sovrani, Aleksandër I vendosi ta kthente poetin në fshatin Mihaillovskoje (1824-1826), ku, midis të tjerashai shkroi dramën tragjike “Boris Godunov”. Në vitet 1827-1828, me urdhër të Nikollait I, atij ju lejua të jetonte dhe të lëvizte i lirë në Moskë dhe në Petërburg, ku shkroi veprat “Polltava” dhe “Arapi i Pjetrit të Madh”.
Me mjaftë mjeshtëri autori na jep udhëtimin e poetit në Erzurum që u quajtë Vjeshta Boldinase (1829-1830), ku midis shumë veprave që ai shkroi, vlen të përmendim “Mozarti dhe Salieri”, “Kërxhalliu” dhe “Novelat e Ivan Petroviç Bjellkinit”, për të kaluar tek vitet e fundit të jetës së poetit (1831-1837) ku përfudoi veprat madhore “Kalorësi prej Bronzi”, “Dubrovski”, Dama Maç” (në rusisht Pikovaja Dama”, “Vajza e Kapitenit”, “Historia e Pugaçovit” dhe mbi të gjitha, romanin në vargje “Eugjen Onjegin”.
Në rrjedhën e këtyre viteve autori flet për aventurat e Pushkinit, fejesën dhe martesën me vajzën më të bukur të Moskës, Natali Gonçarovën, xhelozinë e tërbuar të tij për dyshimet që i lindën mbi marrëdhëniet e të shoqes me Sovranin, Nikollai I që u quajt dhe “Dueli i Pavdekësisë”.
Megjithëse vepra nuk kishte për qëllim t’i kushtohej dhe poezisë pushkiniane që arrin në mbi 800 poezi, por, tek-tu jep edhe ndonjë të tillë ku mund të përmendim poezinë për Ana Kernin, që mbahet si poezia më e bukur që ndodhta një mashkull i ka kushtuar ndonjë femre. Mjaft tragjike jepet në fund dueli dhe mendimet e bashkohësve.
Në këtë libër janë të gjitha veprat që Pushkini ka shkruar nga viti 1820 deri më 1837.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| Faqe | 210 |
| ISBN | 9789928319296 |
| Redaktori | Izet Culli |
| Viti i Botimit | 2010 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Tre prej diktatorëve më të njohur të Shekullit të XX, Hitleri, Musolini dhe Stalini vijnë përmes një analize komplekse dhe të dhëna të marra nga burime të shumta arkivore, libra biografikë dhe analiza
Spiro Mëhilli sjell një botim tjetër me vlera historike për të kuptuar kontekstin dhe zgjidhjet e vështira të një shteti të madh si Polonia, e cila ndodhej mes presioneve të mëdha të Rusisë dhe Gjermanisë, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore: “Me gjermanët rrezikojmë të humbim lirinë, ndërsa me rusët humbim shpirtin”.
Në këtë vepër, shkrimtari Spiro Mëhilli pasqyron jetën e Leninit duke filluar nga prejardhja familjare, nga fëmijëria dhe rinia e tij, lidhjen me revolucionerë të kohës, përqafimin e ideve marksiste, përjashtimin nga universiteti, largimin nga qyteti i Kazanit për të shkuar në pronat e familjes në Kokushkino dhe më pas, në mbarimin e fakultetit në Sank...
Per here te pare vjen nje biografi e plote, shoqeruar me dokumente dhe me fakte per Trockin, - i shpallur nga Stalini si nje nga kundershtaret me te eger “brenda llojit”. Autori, Spiro Mehilli, - i diplomuar ne Rusi, sjell te dhena tejet interesante per jeten dhe vepren e ketij ideologu te shquar te te majtes komuniste.
Romanin “Vallja e të vdekurve” ia kushtoj shokut tim Gani Qeraxhiut. E kam njohur në 4 korrik të vitit 1959, ditën që u grumbulluam në Pashaliman dhe pas fjalës “rrugë të mbarë” të kundëradmiral Teme Sejkos, me anijen “Irgis” udhëtuam nga Vlora në Odesë e më tej me tren në Leningrad. Ishim kontigjenti i kursantëve që do të studionim në Institutin e...
Spiro Mehilli sjell nje biografi te plote te jetes dhe krijimtarit se Maksim Gorkit, duke iu referuar te dhenave dhe studimeve qe jane bere ne Bashkimin Sovjetik. Nje ndalese me interes eshte edhe roli i tij ne krijimin e realizmit socialist.
Ky libër trajton historinë e Romeos dhe Zhuljetës shqiptare. Një dashuri mes dy të rinjëve nga një fshat i Tiranës, e cila në pamundësinë e realizimit të saj, prodhon një krim. Autori, Spiro Mëhilli e ka rrëfyer mjeshtrisht, duke u bazuar mbi historinë që rrëfehet brez pas brezi nga banorët e zonës.
Ky roman trajton plagën e rëndë të shoqërisë shqiptare: përdorimin e drogës nga të rinjt dhe emigrimin ilegal drejt perëndimit me anë të gomoneve.
Spiro Mëhilli vjen me këtë libër para lexuesve si novelist. Janë 7 rrëfime që përcjellin dramën e individit shqiptarë në komunizëm dhe demokraci. Janë 7 rrëfime të cilat të bëjnë për vete me mjeshtrinë e narracionit, me dramën që përcjellin dhe me shqetësimet që ngrenë secila prej historive.
Pas një sërë botimesh, si "Kur thinjet kujtesa" (roman), "Lulja e majit" (tregime), Shtëpitë e shpirtit (esse) dhe "Dritëhijet e një perandorie" (305 vjet dinasti e romanoveve ) (Roman), Spiro Mëhilli na paraqitet me romanin e ri "Zjarret e natës" me temë të marrë nga Italia. Në qendër të tij është familja intelektuale Xhanini dhe bebisitja Klarita, vajzë...
Studiuesi Spiro Vasil Mëhilli analizon periudhën që nga pushtimi fashist i Shqipëri më 7 prill 1939 deri në momentin e largimit të Bashkimit Sovjetik nga Shqipëri në dhjetor 1961, ku përmes fakteve, dokumenteve dhe analizave jep të dhëna të dorës së parë për rolin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore, ndikimin jugosllav në vendin tonë dhe raportet e...