Spiro Mehilli A-002162
Libër i ri
Per here te pare vjen nje biografi e plote, shoqeruar me dokumente dhe me fakte per Trockin, - i shpallur nga Stalini si nje nga kundershtaret me te eger “brenda llojit”. Autori, Spiro Mehilli, - i diplomuar ne Rusi, sjell te dhena tejet interesante per jeten dhe vepren e ketij ideologu te shquar te te majtes komuniste.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | ADA | |
| ISBN | 9789928223845 | |
NË VEND TË HYRJES
Ardhja në pushtet i bolshevikëve, të kryesuar nga Vladimir Iliç Lenini, ishte fatkeqësi për mbarë njerëzimin. Kjo kastë përfitoi nga situata e krijuar gjatë Luftës I Botërore, ku miliona ushtarë u rreshtuan në formacione luftarake në të dy krahët, e që u shoqërua me miliona të vrarë e të plagosur, që mbetën invalidë për gjithë jetën.
Rusia cariste hodhi në frontin perëndimor rreth 15 milionë e 500.000 ushtarë dhe oficerë. Kohëzgjatja e luftës; humbjet e mëdha të forcave ushtarake ruse, ku të vrarët, të plagosurit dhe robërit në duart e armikut kapën shifrën e dhjetëra milionë jetëve. Dëmet e pa llogaritshme materiale dhe politika perverse e bolshevikëve “Paqe, bukë, tokë”, bëri që ushtarët rusë të braktisnin frontin. Lideri i partisë, Lenini, me kërkesë dhe këmbëngulje të Vilhelmit II dhe financimeve të shumta që u derdhën jo vetëm nga qeveria gjermane, por edhe nga lobet hebreje të Roshthildëve, Rokfelerëve etj, u dërgua të merrte pushtetin në prill të vitit 1917. Sikurse dihet, ai dështoi, dhe u desh fundi i tetorit 1917, që me grusht shteti, ose të ashtuquajturin “Revolucion Socialist të Tetorit”, të vinte në pushtet dhe të krijonte një qeveri komuniste.
Rreth tij ishin Lev Trocki, Zinovievi, Kamenievi, Xherxhinski, Buharini, Stalini, Svjerdllovi, Orxhonikidze, Frunze, Kirovi, Jagoda e shumë të tjerë.
Me vdekjen e Leninit, në janar të vitit 1924, në pushtet erdhi Josif Visarionoviç Xhugashvili – Stalini, i cili, për të mbajtur dhe konsoliduar pushtetin e tij filloi luftën pakompromis ndaj kundërshtarëve politikë.
Zanafilla do të ishte Trocki, njeriu më i aftë dhe erudit i të gjithëve, që Lenini, në testamentin e lënë, u kishte kërkuar shokëve të udhëheqjes, që pas vdekjes së tij, drejtimin e partisë dhe të shtetit ta merrte Lev Trocki.
Dora-dorës do shohim përplasjet mes të dyve, Stalinit dhe Trockit, plan ogurzi ky, që në vite do shoqërohej edhe me likujdimin e udhëheqësve të tjerë.
Gjatë 29 viteve që ai qëndroi në krye të atij shteti gjigant, çoi në likujdimin fizik të mëse 40 milionë vetave, pa llogaritur 27 milionë të vrarë dhe 25 milionë invalidë në Luftën e II Botërore.
Urrejtja e Stalinit për Trockin kaloi çdo kufi. Ai ia vrau të dy djemtë dhe pothuaj të gjithë pjestarët e familjes, duke filluar nga e ëma. Publicistika ruse dhe sovjetike e kohës e mbuloi me heshtje emrin e Trockit.
Në Enciklopedinë e Madhe Sovjetike, janë pasqyruar vetëm dy shkrime: “Trockizmi”, dhe “Blloku antiparti trockisto-revizionist”. Asnjë e dhënë mbi biografinë, qoftë dhe shkurt, të këtij lideri bolshevik.
| Lloji i botimit | Me kapak te holle |
| ISBN | 9789928223845 |
| Redaktori | PETRIT KAZIU |
| Viti i Botimit | 2017 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Tre prej diktatorëve më të njohur të Shekullit të XX, Hitleri, Musolini dhe Stalini vijnë përmes një analize komplekse dhe të dhëna të marra nga burime të shumta arkivore, libra biografikë dhe analiza
Spiro Mëhilli sjell një botim tjetër me vlera historike për të kuptuar kontekstin dhe zgjidhjet e vështira të një shteti të madh si Polonia, e cila ndodhej mes presioneve të mëdha të Rusisë dhe Gjermanisë, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore: “Me gjermanët rrezikojmë të humbim lirinë, ndërsa me rusët humbim shpirtin”.
Në këtë vepër prej 206 faqesh, autori paraqet me hollësi jetën familjare të poetit, veprën që shkroi dhe aspekte të historisë së tij.
Në këtë vepër, shkrimtari Spiro Mëhilli pasqyron jetën e Leninit duke filluar nga prejardhja familjare, nga fëmijëria dhe rinia e tij, lidhjen me revolucionerë të kohës, përqafimin e ideve marksiste, përjashtimin nga universiteti, largimin nga qyteti i Kazanit për të shkuar në pronat e familjes në Kokushkino dhe më pas, në mbarimin e fakultetit në Sank...
Romanin “Vallja e të vdekurve” ia kushtoj shokut tim Gani Qeraxhiut. E kam njohur në 4 korrik të vitit 1959, ditën që u grumbulluam në Pashaliman dhe pas fjalës “rrugë të mbarë” të kundëradmiral Teme Sejkos, me anijen “Irgis” udhëtuam nga Vlora në Odesë e më tej me tren në Leningrad. Ishim kontigjenti i kursantëve që do të studionim në Institutin e...
Spiro Mehilli sjell nje biografi te plote te jetes dhe krijimtarit se Maksim Gorkit, duke iu referuar te dhenave dhe studimeve qe jane bere ne Bashkimin Sovjetik. Nje ndalese me interes eshte edhe roli i tij ne krijimin e realizmit socialist.
Ky libër trajton historinë e Romeos dhe Zhuljetës shqiptare. Një dashuri mes dy të rinjëve nga një fshat i Tiranës, e cila në pamundësinë e realizimit të saj, prodhon një krim. Autori, Spiro Mëhilli e ka rrëfyer mjeshtrisht, duke u bazuar mbi historinë që rrëfehet brez pas brezi nga banorët e zonës.
Ky roman trajton plagën e rëndë të shoqërisë shqiptare: përdorimin e drogës nga të rinjt dhe emigrimin ilegal drejt perëndimit me anë të gomoneve.
Spiro Mëhilli vjen me këtë libër para lexuesve si novelist. Janë 7 rrëfime që përcjellin dramën e individit shqiptarë në komunizëm dhe demokraci. Janë 7 rrëfime të cilat të bëjnë për vete me mjeshtrinë e narracionit, me dramën që përcjellin dhe me shqetësimet që ngrenë secila prej historive.
Pas një sërë botimesh, si "Kur thinjet kujtesa" (roman), "Lulja e majit" (tregime), Shtëpitë e shpirtit (esse) dhe "Dritëhijet e një perandorie" (305 vjet dinasti e romanoveve ) (Roman), Spiro Mëhilli na paraqitet me romanin e ri "Zjarret e natës" me temë të marrë nga Italia. Në qendër të tij është familja intelektuale Xhanini dhe bebisitja Klarita, vajzë...
Studiuesi Spiro Vasil Mëhilli analizon periudhën që nga pushtimi fashist i Shqipëri më 7 prill 1939 deri në momentin e largimit të Bashkimit Sovjetik nga Shqipëri në dhjetor 1961, ku përmes fakteve, dokumenteve dhe analizave jep të dhëna të dorës së parë për rolin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore, ndikimin jugosllav në vendin tonë dhe raportet e...