Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Udhë të mbarë, zoti president", "E shenjta", "Avioni i bukuroshes së fjetur", "Pajtohem me qera për të parë ëndrra", "Erdha vetëm për të folur në telefon", "Fantazma gushti", "Maria Dos Prazeres", "Shtatëmbëdhjetë anglezë të helmuar", "Tramundana", "Vera e lumtur e zonjës Forbes", "Drita është si uji", "Gjurmët e...
Leon Marcus URl ishte një romancier amerikan, i njohur për shkencën e tij historike dhe hulumtim të thellë që hyri në romanet e tij. Dy librat e tij bestselling ishin Eksodi (botuar në 1958) dhe Trinity (botuar në 1976).
Me këtë fjalor xhepi nuk do të keni asnjëherë vështirësi në komunikim apo daljen nga situatat kur iu duhet një fjalë, shprehi apo gjetja e idiomave të përdorura më së shpeshti në gjuhën e përditshme
Studiuesit janë të mendimit se në Ballkan, së pari tek arbërit filloi të praktikohet heraldika. Heraldika si disiplinë e ka fillimin e praktikimit në Europë në shekullin e XI, kohë kur filluan të kristalizohen rregulla në paraqitjen e simboleve në armët ushtarake, vulat dhe flamujtë e feudalëve, shteteve e koalicioneve ushtarake. Këto rregulla fillesen e...
Në këtë përmbledhje me tregime dhe novela janë përfshirë: Roza, Hakmarrja, Dikur, Prika, Një mbrëmje, Zhozefi, Dëbora e parë, Një gjel këndon, Iveta, Në pyll etj. Gi de Mopasan (1850-1893) është prozator i shquar francez, një ndër përfaqësuesit më në zë të natyralizmit, njohës i thellë i jetës së kryeqytetit e provincës së Francës, në fundin e shekullit XIX.
Burrat nuk dinë asgjë për veten. Flasin gjithmonë për dëshirat e tyre dhe i fshehin me kokëfortësi mendimet më të thella. Po qe se mëson t'ua dallosh gënjeshtrat, do të shohesh se thonë gjithmonë gjëra të ndryshme nga ajo që mendojnë dhe duan përnjëmend. Fragment nga libri.
Udhëpërshkruesi francez, Gabriel Louis-Jaray (1880-1964), udhëtoi nëpër Shqipëri në gusht të vitit 1909 dhe, një dhjetëvjeçar më vonë, në gusht të vitit 1919. Në të dy librat që autori ka shkruar për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, vihet re serioziteti dhe dashamirësia e një studiuesi që i ka njohur nga afër historitë dhe zakonet shqiptare.
Në këtë libër, autori nënvizon punën këmbëngulëse të atdhetarëve shqiptarë për ta rreshtuar vendin e tyre në krah të palës së fituar, si dhe krijimin e miqve të Shqipërisë. Silajxhiçi i kushton vëmendje edhe ndikimit të shoqërisë "Vatra" mbi delegacionin amerikan në Konferencën e Paqes dhe rrjedhimisht qëndrimit amerikan për këtë çështje.
Një libër i ri i suksesshëm në serinë e Historisë së Europës Lindore Qendrore... Për të kuptuar kompleksitetin e historisë së Ballkanit, nuk ka mjet më të mirë. Studentët dhe mësuesit e historisë do të kenë në dorë një libër me shumë vlera. Slavic Review
Ky roman është i dallueshëm për portret e tij të hollësishëm të popullit, kulturës dhe feve të ndryshme të Indisë.
Botime IRISOFT EDUCATION sjell para lexuesve te vegjël, të cilët kanë dëshirë të nisin hapat e para drejt mësimit të gjuhës angleze, librin “First 1000 Words”.
Në ciklin e librave “Një muaj në kuzhinë”, jepen receta gatimi të orizit, të cilin me plot bindje, në mënyrë artistike, e quajnë “Bukuroshi i ujit, qejfliu i verës”. Ai “flirton” shumë mirë me zarzavatet, djathërat, mishin dhe peshkun...
Nje libër me përjetime personale i tre muajve më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisënë fund të shekullit XX. Këto tre muaj prodhuan klasën politike që drejton emde Shqipërinë.
Hartuesit e këtij fjalori, pesë dijetarë themelorë të kulturës shqiptare të shekullit XX, Cipo, Çabej, Domi, Krajni, Myderrizi, përpos që hartuan të parin fjalor të gjuhës shqipe, lanë si trashëgimi edhe një prerje të hollësishme sinkronike të shqipes së deratëhershme, madje mund të thuhet se ky pasqyrim ka mbërritur sot krejt i qartë, thuajse në trajtën...
Ky është një album që të magjeps me imazhe nga lart të mrekullive të rivierës shqiptare, i realizuar plot mjeshtri, guxim dhe fantazi nga reporteri i ajrit, Alket Islami
Në këtë libër, studiuesi i njohur Bernd Fischer ofron një panoramë të gjerë e të qartë të sundimit të Ahmet Zogut në Shqipëri. Bernd Fischer-i, ndonëse e ka trajtuar historinë e Ahmet Zogut në tërësi - në pjesën më të madhe të monografisë ai është përqendruar te veprimtaria e tij si burrë shteti si ministër, kryeministër, kryetar i Republikës dhe mbret i...
Botimi i ri i këtij libri të mirënjohur dhe të shumëvlerësuar vazhdon të ofrojë prezantimin më të qartë dhe më të plotë të shtetit modern. Ai analizon shtetin nga zanafilla e tij historike, zhvillimin e tij në kohët moderne e deri te situata aktuale, ku shteti duket i rrezikuar nga fenomeni i globalizimit të shekullit XXI.
Nganjëherë dietat janë shumë shqetësuese. Dhe në këto kushte, stresi që të bën të shëndoshesh, gjithashtu bëhet pengesë për t'u dobësuar... Për t'u dobësuar dhe sidomos për të mos shtuar përsëri në peshë, është pra e domosdoshme që të pakësohet stresi dhe të punohet për afirmimin e vetvetes. Ky libër i shkruar nga diabetologu me famë botërore Alain Golay...
Urra! Maksit i japin leje të flejë një natë te shtëpia e Paulinës. Ai bën gati çantën sa hap e mbyll sytë: pizhamet, furçën e dhëmbëve dhe, sigurisht, elektrikun e dorës. Por, a mund të flejë Maksi pa puthjen e "Natës së mirë"?!
Ylberi ka shumë ngjyra dhe secila ngjyrë është e ndryshme nga të tjerat. Edhe ne njerëzit jemi pak a shumë si ngjyrat e ylberit, sepse secili prej nesh është i ndryshëm dhe i veçantë.
Libri "Gjëegjëza me kafshë" përmban të ilustruara me ngjyra gjëegjëza klasike për shumë lloje kafshësh, që jetojnë pranë ose larg nesh.
Aq shumë u pëlqejnë fëmijëve picat, sa ata I krahasojnë me çdo gjë përreth, me të cilën luajnë dhe zbaviten.
Lola ëndërron të ndihet e rritur: të ketë një celular dhe të dale vetëm nëpër qytet. Por asaj nuk i lejohen këto.
Në Paris, Znj. Dudevant vdes. Po Zhorzh Sandi bëhet i njohur si një djalosh i fortë e plot jetë, për hir të Indianës, romanit të parë.
Ndonëse u shkruan 75 vite më parë, pamfletet e Kutelit tingëllojnë aktuale në shoqërinë shqiptare që ende s’i ka shëruar shumë nga plagët e saj të vjetra.
Një gazetar është zhdukur. Një mister i varrosur për shekuj me radhë është duke ardhur përsëri në jetë. Për të shkatërruar Islamin dhe botën.
Dashuria vihet gjithmonë në sprovë; sidomos në çiftet ku ka në mes bukur dhe para. E tillë është historia e Rafaelës, vajza e një bankieri europian, e cila jepet marrëzisht pas financierit amerikan John Henry Phillips. Por, çfarë ndodh me Rafaelën dhe pasionet e saj kur bashkëshorti paralizohet përjetësisht?!
Në romanin e saj të 55-të bestseller, Danielle Steel eksploron kohët e një miqësie të jashtëzakonshme, gërshetimin e historisë së tre çifte, miqtë e jetës, për të cilët pushime mujore në Sant Tropez bëhet një verë e ndryshimit, zbulesës, sekreteve, surprizave, dhe fillimeve të reja ...
Ky libër është vëllimi i katërt i serisë “Divergjentja” të autores Veronika Roth, ku personazhi ynë Tobiasi tani na shfaqet si Katra, trajneri, shoku dhe i dashuri i Trisit
Martin Camaj i dha një ngjyresë moderne novelës shqipe, ku ai ka një konceptim teorik dhe një specifik në rrëfim: Novela e Camajt na vjen si zhanër tragjik, si kujtesë dhe si një teknikë e rrallë narrative, e ngjashme me modelet e rrëfimit të Nervalis, Henry James, Prusti, Joyce, apo edhe autorë të tjerë bashkëkohorë
Në progresion racional ai paraqiti konceptet kryesore psikoanalitike, si dhuna, shoqërimi i lirë dhe libido. Ai shpjegon meganizmat sesi funksionon mendja njerëzore. Kjo është një nga veprat e mëdha të frojdit prandaj duhet të përgatitesh për ta lexuar më shumë se një herë për shkak të gjuhës së ndërlikuar figurative të Freud të gërsheton letërsinë,...