Heraldika shqiptare Shiko më të madhe

Heraldika shqiptare

Gjin Varfi BDI0081

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Studiuesit janë të mendimit se në Ballkan, së pari tek arbërit filloi të praktikohet heraldika. Heraldika si disiplinë e ka fillimin e praktikimit në Europë në shekullin e XI, kohë kur filluan të kristalizohen rregulla në paraqitjen e simboleve në armët ushtarake, vulat dhe flamujtë e feudalëve, shteteve e koalicioneve ushtarake. Këto rregulla fillesen e kanë në karakterin praktik, si fillim ushtarak, qëllime identifikimi dhe më vonë u zhvilluan edhe në drejtimin artistik të tyre.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992731857

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Albumi Heraldika shqiptare sjell në dritë një nga vlerat më të spikatura të historisë e të kulturës shqiptare në një fushë shumë pak ose aspak të trajtuar në letrat tona, atë të heraldikës. Stemat e familjeve feudale shqiptare të Mesjetës, të ruajtura në skulpturë, në pikturë, në miniaturë, në vulë e monedha të kohës, janë ndër dëshmitë më të prekshme që flasin për ekzistencën në "shekujt e errët" të Mesjetës të një shoqërie shqiptare vërtet të përparuar, të lidhur politikisht, kulturalisht dhe emocionalisht me botën perëndimore. Prof. Dr. Pëllumb Xhufi Libri Heraldika shqiptare përbën një angazhim serioz dhe të frytshëm për të pasqyruar një fushë fare pak të njohur siç është heraldika. Autori, duke qenë piktor heraldist, mbështetur shkencërisht në rregullat haraldike, jep krahas relikeve historike të stemave, trajtimin artistik të tyre duke hedhur kështu një hap të guximshëm e cilësor në fushën e heraldikës. Moikom Zeqo Gjin Varfi, duke shfletuar librat për të gjetur stemat e vjetra shqiptare, ka bërë një punë të admirueshme për të grumbulluar, skeduar, seleksionuar dhe emërtuar skicat, relievet, monedhat, gravurat, figurën, ngjyrën dhe aq më tepër për t'i riaktivizuar stemat heraldike shqiptare, të cilat, dalëngadalë shfaqen si një ekspresion sensibël. Gazmend Leka

Të dhëna

Faqe124
ISBN9992731857
RedaktoriNexhat Myftiu
Viti i Botimit2000
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë