Ahmet Zogu, mbreti Shqiptar mes dy luftrave. Njerezit e forte te Ballkanit Shiko më të madhe

Ahmet Zogu, mbreti Shqiptar mes dy luftrave. Njerezit e forte te Ballkanit

Bernd J.Fischer BTI0003

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër, studiuesi i njohur Bernd Fischer ofron një panoramë të gjerë e të qartë të sundimit të Ahmet Zogut në Shqipëri. Bernd Fischer-i, ndonëse e ka trajtuar historinë e Ahmet Zogut në tërësi - në pjesën më të madhe të monografisë ai është përqendruar te veprimtaria e tij si burrë shteti si ministër, kryeministër, kryetar i Republikës dhe mbret i Shqipërisë. që nga Kongresi i Lushnjës deri më 1939.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789928400338

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Me sa dihet, autori i parë, i cili e ka trajtuar në punim më vete Ahmet Zogun që nga lindja deri në vdekje jo vetëm si personalitet moral, intelektual, politik, por edhe regjimin në tërësi që ai drejtoi si kryetar i Republikës dhe si mbret i Shqipërisë - është historiani amerikan Bernd Jurgen Fischer. Gjatë leximit spikat përpjekja e autorit për ta trajtuar këtë personalitet tepër kompleks në mënyrë objektive dhe për ta përkufizuar vendin që ai zë në historinë e kohës së re të Shqipërisë nga këndvështrimi i një historiani, i cili nuk ka interesa as të rritë meritat, as të fryjë dobësitë apo mëkatet. Nëse aty vihen re defekte apo mangësi, duket se ato kanë rrjedhur nga mungesa e informacionit historik. Në fakt, autori duket se nuk i ka shfrytëzuar sa duhet burimet dokumentare shqiptare. Mosshfrytëzimi i tyre përbën me siguri një minus për cilindo historian që merr përsipër të trajtojë çdo temë nga historia e Shqipërisë. Megjithatë, monografia e Bernd Fischer-it është sot për sot trajtesa më serioze midis punimeve që janë botuar deri tani mbi mbretin Zog brenda dhe jashtë Shqipërisë. Historiani amerikan Bernd Fischer e ka mbyllur monografinë e vet me një analizë mbi meritat, dobësitë dhe dështimet e monarkisë zogiste, të cilat natyrisht në disa pika mund të rishikohen, të thellohen apo të korrigjohen.

Të dhëna

ISBN9789928400338
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
PërkthyesiVirgjil Muçi