Shqiperia e panjohur Shiko më të madhe

Shqiperia e panjohur

Gabriel Louis-Jaray BDI0173

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Udhëpërshkruesi francez, Gabriel Louis-Jaray (1880-1964), udhëtoi nëpër Shqipëri në gusht të vitit 1909 dhe, një dhjetëvjeçar më vonë, në gusht të vitit 1919. Në të dy librat që autori ka shkruar për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, vihet re serioziteti dhe dashamirësia e një studiuesi që i ka njohur nga afër historitë dhe zakonet shqiptare.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9994359992

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Nuk kemi se si të mohojmë që edhe nëse Shqipëria nuk ka qenë vetëm një shpikje diplomatike e Austro-Hungarisë dhe e Italisë, këto dy fuqi e kanë shfrytëzuar këtë krijesë të nevojshme për të vënë në jetë qëllimet vetjake të politikës së tyre. Pikërisht në këtë "furrë shkrirjeje" të islamit, i vetmi nga të gjitha kombet e Turqisë së Europës, që qëndroi dhe nuk u shkri, ishte kombi shqiptar. Një pjesë e shqiptarëve mbetën të krishterë, ndërsa shumica u kthyen në myslimanë. Veçse myslimani shqiptar mbeti gjithnjë shqiptar, duke qenë kësisoj në Gadishullin Ballkanik i vetmi përjashtim nga rregulli, nga thënia e urtë sipas së cilës kombësitë nuk janë gjë tjetër veçse fe të ndryshme. Kjo gjë është njëkohësisht një shembull i shkëlqyer i thellësisë dhe i forcës së ndjenjës kombëtare shqiptare. A mund të thuhet se shqiptari mysliman do të jetë i paaftë të përparojë e të organizohet, vetëm sepse ka përqafuar fenë e Muhamedit? Në stadin e sotëm të qytetërimit unë nuk kam vërejtur ndonjë ndryshim të madh ndërmjet gjendjes shoqërore të shqiptarëve të të tria besimeve fetare. Mua më janë dukur mjaft të ngjashëm një malësor katolik i Mirditës me një banor mysliman të Lumës, ose një pronar i madh katolik i Shkodrës me një bej mysliman të Tiranës.

Të dhëna

Faqe227
ISBN9994359992
RedaktoriPetrit Ymeri
Viti i Botimit2007
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAsti Papa
HistoriShqipëria