Themelimi i Shteteve Kombetare te Ballkanit, 1804-1920 Shiko më të madhe

Themelimi i Shteteve Kombetare te Ballkanit, 1804-1920

BDI0188

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një libër i ri i suksesshëm në serinë e Historisë së Europës Lindore Qendrore... Për të kuptuar kompleksitetin e historisë së Ballkanit, nuk ka mjet më të mirë. Studentët dhe mësuesit e historisë do të kenë në dorë një libër me shumë vlera. Slavic Review

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992759461

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Themelimi i Shteteve Kombëtare të Ballkanit, 1804-1920 është një studim sistematik dhe serioz që ofron një përmbledhje të shkëlqyer të zhvillimit të shtatë popujve të Ballkanit gjatë shekullit XIX dhe pjesës së parë të shekullit XX. Autorët kanë sjellë njohuritë e tyre të thella për shqiptarët, bullgarët, kroatët, grekët, rumunët, serbët dhe sllovenët, të dëshmuara në të gjitha aspektet e historisë - në aspektin politik, diplomatik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor. U desh më shumë se një shekull pas kryengritjes së parë Ballkanike, ajo e serbëve në 1804, që popujt e Ballkanit të çliroheshin nga zgjedha Osmane dhe Habsburge. Serbët dhe grekët ishin të parët që bënë këtë gjë; shqiptarët, kroatët dhe sllovenët të fundit. Për çdo popull, ringjallja kombëtare mori formë dhe pavarësia u arrit sipas mënyrës së saj. Autorët kanë shqyrtuar kontrastey dhe ngjashmëritë midis popujve, brenda kontekstit të Perandorisë Osmane dhe Europës. Libri përmban 19 kapituj dhe një aparat shkencor mjaft serioz. "Një sintezë e vlefshme e evolucionit të popujve të Europës Lindore Qendrore në luftën e tyre për pavarësi kombëtare." Balcan Studies

Të dhëna

Faqe344
ISBN9992759461
RedaktoriPetrit Ymeri
Viti i Botimit2004
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBetim Muço
HistoriBallkani