Jeta e ëmbël dhe plot aventura e një heroine të re çapkëne, mes shoqesh, kafshësh shtëpiake dhe një familjeje gazmore. Kjo eshte seria fantastike qe vjen per vogelushet e moshes 9-vjece e lart nga shtepia botuese Dituria: "Më quajnë Lukrecia dhe bota më mahnit."
Energjike dhe e gjallë, por sidomos plot humor, ja ku do të takohemi sërish me Lukrecian. Heroina jonë përgatitet për një prezantim super të rëndësishëm me Linat, për një dasmë pa nuse, për fejesën e befasishme të gjyshes dhe një mësim kërcimi. Ajo ka prindër të komplikuar, një vëllaçko që ia plas buzën dhe një kushëri që quhet... Nikolas. Mosha e...
"Është vërtet e çuditshme familja ime! Por edhe sikur të më duhej ta shpikja, nuk do t'i ndryshoja asgjë!" Lukrecia zgjidhet në këshillin e klasës si përfaqësuese, bën stazhin e vëzhgimit në gjykatë, përfshihet në xhirimet e një filmi, mezi gjen një dhuratë për festën e mamasë, shkon në një ekskursion mësimor në fermë... Lukrecia është këtu më simpatike...