Ali Aliu është akademik, shkrimtar, eseist, kritik letrar dhe përkthyes shqiptar nga Maqedonia. Ai ka lindur më 1 prill 1934 në Prespë (Kranjë). Shkollën fillore tetëvjeçare e kreu në qytetin e Manastirit në vitin 1951, ndërsa Shkollën Normale në Shkup, më 1955. Studimet universitare (albanologji) i mbaroi në Universitetin e Beogradit në vitin 1960. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës më 1973. Pas studimeve zë punë gazetar në redaksinë “Flaka e vllaznimit” në Shkup, ku punoi dhjetë vjet. Prej vitit 1969 deri në vitin 1972 punoi redaktor në Edicionin e Botimeve “Rilindja” në Prishtinë. Që nga viti 1972 deri në pensionim ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik, përkatësisht në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku ka ligjëruar lëndën Teori e letërsisë. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt i saj. Është studiues i letërsisë bashkëkohore shqiptare, fushë nga e cila ka botuar shumë vepra. Ka drejtuar disa kandidatë në tema të magjistraturave dhe doktorateve. Ishte njëri nga themeluesit e LDK-së në vitin 1989 dhe anëtar i Kryesisë së saj në dy mandate, deri në vitin 1995. Ka drejtuar zyrën e Kosovës në Tiranë (1991). Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Tituj të veprave
• Kërkime, Rilindja, Prishtinë,1971.
• Shqyrtime, Rilindja, Prishtinë, 1974.
• Rrjedhave të letërsisë, Rilindja, Prishtinë, 1977.
• Katër romane të Petro Markos, Flaka e vllaznimit, Shkup, 1974.
• Kritika, Rilindja, Prishtinë, 1980.
• Artikuj kritikë, Rilindja, Prishtinë, 1983.
• Ese letrare, Rilindja, Prishtinë, 1987.
• Kërkime, Naim Frashëri, Tiranë, 1990.
• Don Kishoti te shqiptarët, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1996
• Reflekse letrare, Flaka, Shkup, 1999.
• Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar, Tetovë, 1999.
• Antologji e poezisë shqipe, Albin, Tiranë, 2002.
• Teoria e letërsisë, Enti i Teksteve Shkollore, Prishtinë, 1985.
• Teori e letërsisë, (ribotim i plotësuar) Enti Shkollor, 2001 dhe Vatra, Shkup, 2002.
• Antologji e poezisë shqipe, Klubi letrar - 94, Tetovë, 2000
• Antologji e poezisë shqipe, (ribotim i plotësuar), Albin, Tiranë, 2002
• Antologija na albanskata poezija (maqedonisht), Pro Littera, Shkup, 2004
• Letërsia bashkëkohore shqiptare, koautor, për klasat e katërta të shkollave të mesme) Albass, Tiranë - Tetovë, 2001; Libri Shkollor, Prishtinë më 2002.
• Letërsi, koautor, për klasat e para të shkollave të mesme, Alb-ass Tiranë-Tetovë,
• Kush do ta vrasë ujkun, tekst plus për maturantët: zgjedhje dhe analizë e poezisë së Ali Podrimjes, Albas Tiranë, Tetovë dhe Libri Shkollor, Prishtinë, 2002,
• Si ta lexojmë poezinë? Albas, Tetovë-Tiranë, 2004.
• Magjia e fjalës, Dukagjini, Pejë, 2003.
• Kronika letrare, Logos, Shkup, 2003.
• VEPRA TË ZGJEDHURA, I, II, III, IV, Serembe, Shkup, 2004.
• Don Kishoti shqiptar, ASHAK, Prishtinë, 2005.
• Miti ballkanik te Kadareja, Onufri, Tiranë, 2007.
• Fjalë për fjalën, Serembe, Shkup, 2008
• Dëshmi letrare, ASHAK, Prishtinë, 2008.
• Shtegtimi i metaforës, Toena, Tiranë, 2009.
• Don Kishoti shqiptar, Toena, Tiranë 2010.
• Kënaqësia e leximit, ASHAK, Prishtinë, 2012.
• Azem Shkreli – lirika që la gjurmë të një epoke, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
• Dritëro Agolli – poeti lirik dhe prozatori i sfidave, studim monografik, Agora, Tiranë.
• Fatos Arapi- poezia lririke që vendosi standard, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
• Kadare mund titanët e letërsisë, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
• Kim Mehmeti dhe imagjinata kreative, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
• Majlinda Nana Rama dhe universaliteti krijues i saj, studim monografik, Agora, Tiranë,
• Zija Çela dhe tërmetet narrative, studim monografik, Agora, Tiranë, 2019.
• Lirika dhe tradita letrare, Studim, Agora Tiranë, 2019
• Një lexim i poezisë, Agora, Tiranë, 2022.
Don Kishoti shqiptar Tiranë, 2024.
Në gjuhë të tjera:
Maqedonisht:
• Don Kihotot medju albancite, Kultura, Skopje, 2004.
• Skenderbeg (bashkë me Gane Todorovskin), ASHAM, Shkup, 2005. Bullgarisht:
• Don Kihotot meždu albancite, Blgarski pisatel, Sofija, 2008.
Anglisht:
• Don Quixote among Albanians, St. Clement of Ohrid, National and University Library, Skopje, 2011.
Vlerësimet
• Nderi i Kombit dorëzuar nga presidenti Bujar Nishani
• Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
• Penda e Artë nga Ministria e Kulturës, Tiranë
• Çmimi shtetëror "11 Tetori", Maqedoni
• Çmimi kritik 'Dimitar Mitrev', Maqedoni
• Çmimi 'Azem Shkreli'për vepër jetësore nga Ministria e Kulturës, Kosovë
• Çmimi i Madh Kombëtar 'Harpa 2015'
• Çmimi 'Poeteka'
Pas disa botimesh, vjen i rishikuar ky tekst nga Akademiku Ali Aliu, ne nje perpjekje per te sjelle nje histori te letersise shqipe ndryshe nga botimet e bera nga studiues shqiptare dhe te huaj apo projekte te tjera qe kane realizuar institucionet e ndryshme kerkimore apo universitare.