Migreta Dervishi

Migreta Ferjat Dervishi ka lindur në Vlorë, në 24 gusht 1991. Shkollën e mesme e përfundoi në vendlindje, ndërsa studimet e larta i kreu në Tiranë, ku studioi në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe përfundoi studimet bachelor në Punë Sociale.


Në vitin 2012 Migreta u vendos në Stavanger, Norvegji. Vazhdoi të studionte dhe përfundoi studimet bachelor në Terapi Okupacionale, ndërkohë që punonte në sistemin shtetëror spitalor.


Në vitin 2016 Migreta filloi studimet për master shkencor në degën Shkenca Mjekësore, me specializim në Logopedi në Bergen, Norvegji dhe i përfundoi ato me sukses.


Në vitet 2018-2022 ajo punoi si këshilluese pedagogjike- psikologjike në shërbimin pedagogjik-psikologjik shtetëror, ku edhe u certifikua dhe punoi me diagnostikimin e disleksisë.


Që prej vitit 2022, Migreta punon si logopede me fëmijë dhe të rinj në komunën e Oslos, Norvegji. Njëkohësisht ka hapur klinikën e saj logopedike, ku punon me të rriturit që kanë vështirësi të ndryshme me gjuhën, të folurën dhe komunikimin.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
  • Quick view
    1 200 Lekë In Stock

    Çfarë është disleksia? Shenjat e para të shfaqjes së saj. A mund ta kuptojnë prindërit që fëmija e tyre vuan nga disleksia? Këto dhe qindra pyetje të tjera që na shqetësojnë në lidhje me këtë diagnozë, gjejnë përgjigje në faqet e këtij studimi serioz e të argumentuar.

    1 200 Lekë
    In Stock
Showing 1 - 1 of 1 item