Rina Katselli

Rina Katselli [1938-2021], shkrimtare dhe politikane nga Qiproja, konsiderohet si një nga dramaturget dhe prozatoret më të rëndësishëm bashkëkohorë qipriotë. Thuajse e gjithë vepra e saj i kushtohet dëbimit nga vendlindja e saj, Kerinia pas pushtimit turk të Qipros në vitin 1974.


Romani i saj “Balena blu”, që u botua në vitin 1978, e bëri shumë të njohur në rrethet letrare të Qipros, duke e cilësuar si një shumë premtues në letërsinë bashkëkohore.


Katselli u përfshi në jetën artistike të Kerinias, në vitin 1958, duke drejtuar dhe aktruar në “Le Bourgeois Gentilhomme” të Molierit, me trupën teatrore të qytetit. Një vit më pas, ajo shkroi dhe interpretoi në shfaqjen e saj të parë.


Deri në vitin 2010, shkroi shumë pjesë teatrale dhe drama të shkurtra për radio dhe TV. Por vepra që i dha më shumë sukses në teatër ishte “O anaxios” që u vu në skenë në vitin 1962. Në vitin 1970, një përmbledhje me shtatë vëllime të dramave të saj, u botua me titullin “Dhjetë vjet teatër 1959-1969”. Ndërsa në vitin 1973, Katselli themeloi Shtëpinë botuese “Chryssopolitissa”.


Katselli shkroi nëntë romane, më i njohuri prej të cilëve është “Balena blu”, 1978. Subjektet në veprat e saj ishin frymëzime nga historia dramatike dhe tradita popullore e Qipros.


Në vitin 2017, libri i saj Prosfugas ston topo mou u botua në përkthim në anglisht nga “Armida Publications”. Romani “Paranoja”, është botuar nga “Armida Publications” pas vdekjes.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
  • Quick view
    800 Lekë In Stock

    Shtepia Botuese “OMBRA GVG” sjell ne shqip romanin e nje shkrimtareje dhe politikaneje te njohur qipriote Rina Katselli, i cili trajton temen e pandemise dhe pasojat traumatike qe shkaktoi ne jeten e cdo individi dhe shoqerive tona.

    800 Lekë
    In Stock
Showing 1 - 1 of 1 item