Lindita Begolli

Lindita Begolli lindi në Korçë, përfundoi studimet e larta për Gjermanistikë (Përkthese dhe Interprete) 2004-2008 dhe Master në Shkenca Politike për Qeverisje dhe Administrim Publik në 2013, Universiteti i Tiranës.


Lindita Begolli është autore e 2 librave me poezi e prozë "Vishu me Dashuri" (2021) dhe "Ti je Dielli" (2023).


Përvojë e gjatë prej 15 vitesh në content writing (shkrim përmbajtjesh për udhëzues, broshura, faqe interneti, artikuj për revista online, blog etj), marrëdhënie me klientin, burime njerëzore, konsulencë e rekrutim, këshillim karriere e trajnime pranë portalit për punësim, trajnim dhe edukim duapune.com.


Lindita vazhdon të punojë si Konsulente e Lirë në content writing, rekrutim stafi dhe trajnime në edukim e art.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    Poezitë me larmishmëri gjatësie, që rendin pas vargut të lirë e tingëllues duke e freskuar herë-herë edhe me rimë, spikatin për: qartësinë e mendimit, thjeshtësinë e ngarkesës emocionale, për qëndrimin etik, për lirshmërinë e përdorimit të figurave letrare, e në veçanti për atë guxim real që i bën aq të besueshme e prekëse. Begolli, nëpërmjet krijimeve e...

    1 000 Lekë
    In Stock
Showing 1 - 1 of 1 item