Motrat shtillet rreth familjes Kuin: Helenës, vetmitare në Belfast; Kejtit, gazetare në Londër dhe Sellit, mësuese filloreje në një fshat në Irlandën e Veriut. Bashkë me nënën e tyre, tri motrat i ndjekin nga pas hijet e kujtimeve të vrasjes së babait të tyre. Përshkrimi i jetës së tyre brenda një harku kohor njëjavor ndërthuret me historinë e fëmijërisë...
Kur piktori Roderik Kenedi takon njëzetvjeçaren, Xhulia Fitzpatrik, edhe ajo artiste, iu duk sikur krizave që kishin turbulluar jetën e tij iu erdhi fundi. Por kur Xhulia njihet me Uilliam Armstrongun, një mesoburrë me profesion avokat, i solli një sërë ngjarjesh, të cilat patën pasoja dramatike për të tre ata.