Në këtë libër përralla është transkriptuar në italisht, me disa shtesa nga shkrimtarja kur ishte shumë e re. Për të është një kujtim i ngrohtë fëmijërie, prej kohës kur nëna dhe motra i rrëfenin “romanza” (rrëfenja) para gjumit. Sot i ofrohet lexuesit në variantin dygjuhësh, italisht dhe shqip, si një e mirë jomateriale e traditave kulturore popullore.