Kolec Topalli

Kolec Topalli është gjuhëtar, akademik, veprimtar politik i njohur. Ka lindur në Shkodër vitin 1938. U nda nga jeta më 24 maj 2018. Shkollën e mesme e mbaroi në Shkodër. Ndoqi studimet e larta në ILP të Shkodrës dhe i përfundoi në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në UT (1964). Ka punuar si mësues në rrethet Kukës, Lezhë, Gramsh e Krujë. Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit të Republikës (1992–1997), punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë (1997–2005), këshilltar në ambasadën e Shqipërisë në Romë (2006), koordinator shkencor në Qendrën e Studimeve Albanologjike (2007-2014). Gjatë viteve të shërbimit në arsim u mor me studime gjuhësore dhe përgatiti dy disertacione (1986, 1991). Ka trajtuar kryesisht probleme të fonetikës e gramatikës historike dhe të etimologjisë së shqipes. Ka botuar më shumë se 250 tituj me rreth 10.000 faqe: monografi, artikuj e kumtesa, si bashkëpunëtor i 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja. Ka marrë pjesë me kumtesa në 120 konferenca shkencore kombëtare e 58 ndërkombëtare dhe ka ligjëruar për historinë e gjuhës shqipe në universitete e qendra shkencore brenda e jashtë vendit. Pedagog i fonetikës historike në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit Shtetëror të Tiranës; anëtar i komisionit për gjuhën shqipe në institucionin ndërkombëtar të ALE-së (Atlas Linguarium Europae). Në vitin 2008 është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe më 2012 anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Është autor i shumë monografive. Në fushën e fonetikës historike ka botuar: “Theksi në gjuhën shqipe” (1995), “Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe” (1996), “Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes” (1998), “Shndërrime historike në sistemin zanor të gjuhës shqipe” (2000), “Sonantet e gjuhës shqipe” (2001), “Mbylltoret e gjuhës shqipe” (2002), “Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe” (2003), “Dukuritë fonetike të sistemit bashkëtingëllor të gjuhës shqipe” (2004), “Fonetika historike e gjuhës shqipe” (2005), (nderuar me çmimet “Ekselenca Shqiptare 2007” dhe “Çmimi i Albanologjisë 2008”), “Ricerche sulla storia dell’accento in albanese” (“Kërkime mbi historinë e theksit në shqipe”), (Kozencë, 2007). Në fushën e gramatikës historike ka botuar monografitë: “Evolucioni historik i përemrave të shqipes” (2008), “Nyjat e shqipes” (2009), Sistemi rasor i emrave të shqipes” (2009), “Sistemi foljor i gjuhës shqipe” (2010), “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” (2011), (nderuar me çmimin e revistës “Kult” 2012”, si vepra shkencore më e mirë e vitit), Fjalori Etimologjik të Gjuhës shqipe (2017) (fitues i Çmimit “Çabej”, Edicioni II, si vepra më e mirë shkencore e vitit 2017 në fushën albanologjike). Senati Akademik i Qendrës së Studimeve Albanologjike i ka dhënë titullin “Profesor Nderi i Studimeve Shqiptare”. Presidenti i Republikës e ka nderuar me urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 3 of 3 items
  • Quick view
    5 000 Lekë Out of stock

    “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe” i akademik Kolec Topallit është një nga veprat themelore në lëmin e Albanologjisë. Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë e nderoi me çmimin “Çabej” për vitin 2018 akademik Kolec Topallin, pas botimit të kësaj vepre.

    5 000 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
  • Quick view
    1 800 Lekë In Stock

    Ky është teksti bazë, më i plotë i Fonetikës Historike, i shkruar nga një profesor dhe ekspert fushe, pas kërkimeve shumëvjeçare në fushën e fonetikës së shqipe

    1 800 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 500 Lekë Out of stock

    1 500 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
Showing 1 - 3 of 3 items