Ilir Paja

Ilir  Paja ka lindur në qytetin e Durrësit më 20.09.1971. Në vitet 1991-1995 diplomohet pranë UT në fakultetin Histori - Filologji, dega Gjuhë - Letërsi.


Ndërsa në vitet 2009-2011 kryen studimet për MND po pranë UT( për studime letrare), ku diplomohet me tezën: “Zef Zorba poeti mes errësimeve hermetike dhe ndriçimit modern).


Që nga viti 1995 e në vazhdim ( pa ndërprerje ) ushtron profesionin e mësuesit të lëndës së letërsisë dhe gjuhës shqipe në gjimnazin  “Naim Frashëri”    qytetit të  Durrësit.


Krijimtarinë letrare e nisi në vitet e arsimit si gjimnazist për ta vazhduar gjatë studimeve universitare si student, deri më sot, duke lëvruar poezinë, prozën, essenë dhe shkrimet shkencore.


Krijimtarinë poetike e ka publikuar dhe në vëllime poetike:


“Nuk hesht”  botuar në vitin 1996,shb “ Marin Barleti”.


“Afrohen gjethet”  botuar në vitin 2006,shb “Ideart”.


“Pikojn yje”  botuar në vitin 2010.shb “Ideart”.


Ndërsa në shtypin letrar, nga organe gazetarie, në revista letrare dhe me përmbatje shkencore ka publikuar dy herë radhazi kapituj nga tema studimore e diplomimit për “Studime letrare. MND” dhe periodikisht krijimtarinë, si në revista “Poeteka”, “ Mehr Licht”, “ Obelisk”,” Vegime letrare”, në “ Zëri I Rinisë”, “ Drita”, “ Nacional” , “Muzgu”, “Milosao” etj.


Shkrime letrare studimore i ka botuar në revista letrare si “Poeteka”, ku ka publikuar një kapitull të tezës në mbrojtjen e diplomës për MND me temë “Poeti Zef Zorba mes errësimeve hermetike dhe ndriçimit modern”,“Obelisk”, ku janë botuar dy prej tyre, njëra mbi prozën e Heminguejit dhe tjetra mbi romanin e Kadaresë “Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”. Kjo e fundit e vlerësuar si eseja studimore më e mirë e vitit, aktivitet i zhvilluar nga Ministria e Kulturës. Ndërsa në “Nacional” është botuar një shkrim studimor për  prozën e F.Kafkës, mbi romanin “Procesi” dhe së fundi një fragment nga mikroteza mbi poezinë e poetit Zef Zorba.


Ka qenë pjesëmarrës në edicionet “ Poeteka” mbajtur në Durrës në vitet 2005-2010, ku krijimtarinë poetike e ka publikuar dhe në gjuhë të huaj( anglisht) në një nga edicionet e festivalit ndërkombëtar “Poeteka”.


Në vitin 2011 merr pjesë në aktivitetin me temë: “Mesdhetar  poetik” në Palermo të Italisë , ku eventi kishte si moto “ Mediterraneo in luce” ku përfaqëson poezinë e vendit tonë në praninë e shumë vendeve që lagen nga deti Mesdhe. Dhe në vitin 2013 me piktorin shqiptar Alfred Miloti merr sërish pjesë në Romë për nder të 150 vjetorit të artistit austriak Gystav Klimt.


Në vitin 2018 pjesëmarrës në Strugë në aktivitein poetik atje “Dallgët e detit”. Ndërsa në vitin 2021 i përfshirë në përzgjedhjen e “Poeteka” ku pergatiti antologji poetike, e autorëve pas viteve 1990, antologji e botuar në Serbi. Ndërsa në vitin 2022 poezitë e Ilir Pajës u publikuan në antologji të huaj përgatitur në gjuhën maqedonase. “Kronikë pa qytet” është romani i parë i këtij autori.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
  • Quick view
    1 000 Lekë Out of stock

    Ilir Paja vjen kesaj here me nje zhaner te ri per lexuesit. I njohur si poet, tashme me romanin “Kronike pa qytet” sprovon duke sjelle nje bote te sendertuar thellesisht ne mikrokozmosin e saj dhe ne paradokset qe rrok ne gjallimin e perditshem

    1 000 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
Showing 1 - 1 of 1 item