Rene Delormi u takua me Dodi Fajedin kur punonte si kamerier i personave VIP në restorantin me famë botërore Spago në Hollivud. Ai punoi për Fajedin për shtatë vjet rresht, në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë. Barry Fox dhe Nadine Taylor janë çift shkrimtarësh nga Los Angeles. Së bashku, ata kanë shkruar rreth njëzet libra me tematika të shumëllojshme.
Në faqet e këtij libri përshkruhet në detajet më të imëta e gjithë historia e tyre e dashurisë, që e mrekulloi botën, por edhe e trishtoi.