Të mbijetuar pas seleksionimit të parë, e kishin gjetur sërish njëri-tjetrin gjatë punës në infermieritë e kampit, vetëm se të ndarë këtë herë. E megjithatë, bënë si bënë dhe gjetën mënyra për të komunikuar, duke shkëmbyer fshehurazi letra dashurie, duke u shtrënguar tinëz në përqafime ikanake dhe duke qëndruar të paepur deri në fund.