Rob Biddulph

Rob Biddulph është fitues i shumë çmimeve si shkrimtar dhe ilustrues librash. Në mars të vitit 2020, ai filloi edhe një seri mësimesh me video, të quajtur #DrawWithRob, për t’iu ardhur në ndihmë prindërve, fëmijët e të cilëve ishin të detyruar të mos dilnin nga shtëpia gjatë pandemisë së koronavirusit. Kjo nismë tërhoqi vëmendjen e miliona shikuesve në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë globin. Më 21 maj, 2020, ai theu Rekordin Botëror Guinness për klasën më të madhe të mësimit të artit përmes internetit, kur 45.611 familje u bënë pjesë e klasës së tij #DrawWithRob përmes YouTube. Në korrik të po atij viti atij iu dha titulli “Point of Light” nga kryeministri britanik. Ai jeton në Londër së bashku me bashkëshorten, tri vajzat e tyre, qenin Ringo dhe macen Catface. Për bela të vet, ai është tifoz me Arsenalin.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 2 of 2 items
  • Quick view
    1 150 Lekë In Stock

    Veprat e famshme të artit po zhduken kudo nëpër botë. Sa hap e mbyll sytë, ato bëhen   pluhur. Kikirika Xhons dhe miqtë e saj dyshojnë se e gjithë kjo ka të bëjë me botën magjike të Qytetit të Ilustruar dhe komplotin e të ligut z. Bardhi, për të zhdukur ngjyrat, artin dhe aftësitë krijuese. Është koha për t'u kthyer në Qytetin e Ilustruar dhe për të...

    1 150 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 150 Lekë In Stock

    Ky është libri i parë, pjesë e një serie mbi artin dhe miqësinë e vërtetë, i mbushur me aventura të jashtëzakonshme, krijuar nga mjeshtri dhe autori i DrawWithRob.

    1 150 Lekë
    In Stock
Showing 1 - 2 of 2 items