Vilajeti i Kosovës 1877-1912 është një studim me të dhëna shumë interesante për historinë e Kosovës nën administrimin osman. Autorja, duke u mbështetur në burime të shumta e të panjohura arkivore, në shtypin e kohës dhe në studimet e autorëve të huaj e vendës, ka përgatitur një punim origjinal dhe thellësisht shkencor.