MIGUEL ÁNGEL ASTURIAS-it (1899-1974) iu akordua Çmimi Nobel për Letërsinë në vitin 1967. Studio juridik në vendin e lindjes, Guatemalë, para se të vijonte studimet në Paris, ku u përball me shkrimet surrealiste të cilat më pas do të influenconin fuqishëm veprën e tij. Kur në vitin 1946 u botua “Zoti President”, Asturias-i ishte një shkrimtar dhe poet i njohur dhe shumë i vlerësuar, jo vetëm në vendin e vet, por edhe në Europë. Romani që përshkruan korrupsionin, intrigat e pushtetit dhe skamjen në të cilën një diktator i paskrupullt detyronte të jetonte popullin e vet, u shkrua përgjatë qëndrimit të shkrimtarit në Paris. Për shkak të implikimeve politike, Asturias-i nuk mundi ta marrë librin me vete kur në 1933-shin u kthye në Guatemale, ku në pushtet ishte diktatori Jorge Ubico. Për këtë arsye, versioni origjinal u botua vetëm pas trembëdhjetë vjetësh.
Duke marrë shkas nga jeta nën regjimin e Presidentit Manuel Estrada Cabrera në Guatemalë, ku libri ishte i ndaluar për shumë vite dhe i mbushur me një lirizëm mahnitës, simbolizëm Maya-n dhe autenticitet guatemalas, fituesi i çmimit Nobel Miguel Angel Asturias-i ka krijuar një kryevepër surrealiste, një satirë të mprehtë të totalitarizmit dhe një portret...