Elida Motro

Elida Motro është përzgjedhur në 2022 një nga 50 shqiptarët më të  suksesshëm në botë me kompaninë e saj “EMI Coaching and Consulting”  (EMI-CC). Ajo është themeluese dhe drejtuese e dy bizneseve të saj: PARNAS Travel & Tour (1992-1999) dhe EMI-CC, të cilën e drejton prej 2011.  EMI-CC është një kompani e angazhuar për të përmirësuar performancën e pronarëve, drejtuesve, bordeve të aksionerëve dhe ekipeve të larta të tyre në tregun shqiptar dhe të huaj. Për më shumë se 25 vjet, Elida ofron shërbime konsulence, në tregun  rajonal dhe ndërkombëtar, në fushën e zhvillimit strategjik të drejtuesve të  lartë në biznes, dhe zhvillimit personal e profesional të personelit të tyre.  


Nëpërmjet programeve të veçanta të BNj, për të matur e rritur produktivitetin përmes matricës së kthimit të investimit në asetin njerëzor, përmes mbajtjes së stafit e zhvillimit tërësor të tyre, ka trajnuar shumë drejtues e skuadra për burimevet njerëzore.


Ajo po zhvillon doktoraturën në Eisenstadt Austri për Burimet Njerëzore në Shqipëri dhe BE, (2017-vijim), pas Studimeve të Burimeve Njerëzore në Universitetin Cornell në New York (2009-2010) dhe diplomimit master në marketing nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (2006-2008). Si pedagoge në Tirana Business University College , ajo ligjëron lëndët e lidershipit, sjelljes organizative, burimeve njerëzore dhe komunikimit, përvojë e përfituar edhe nga puna në Universitetin Ekonomik të Tiranës. Elida ka qenë Drejtore e Burimeve Njerëzore dhe Drejtore e Përgjegjësisë së Korporatës në institucione ndërkombëtare financiare dhe Drejtore e projekteve për USAID, KOEH, DWHH (1999-2006). Gjatë viteve 2015-2017 punoi për Agjencinë Suedeze të Zhvillim-it Ndërkombëtar, përmes Programit për Menaxhimin Strategjik të Biznesit dhe Institucioneve në Suedi. Ajo është pjestare e Trupes së Lartë të Trajnerëve të ASPA (Shkolla Shqiptare e Administrates Publike). Ajo është një ligjëruese dinamike publike në konferenca kombëtare & ndërkombëtare për çështje të suksesit në biznes përmes drejtimit të  burimeve njerëzore. Elida ofron shërbimet e saj vullnetarisht për të rinjtë dhe gratë që vijnë nga strehëzat e menaxhuara nga shteti.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
Showing 1 - 1 of 1 item