Aferdita Hysa ( Sinani )

Afërdita Hysa (Sinani) zotëron një diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë - Mësues Matematike i Shkollës së Mesme nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ka mbaruar Specializim Pasuniversitar (Master) po në Fakultetin e Shkencave të Natyrës si dhe Kursin Pasuniversitar “ Për problemet e drejtimit të administrimit të shkollës” nga MASH, ISP dhe Fakulteti i Shkencave Sociale. Mësuese me eksperience 38 vjeçare në mësimdhënie në shkollën e mesme. Prej 2006 e angazhuar si hartuese dhe vlerësuese testesh për Maturën Shtetërore. Drejtuese  e punës me rrethet jashtëshkollore dhe nxënësit e talentuar në Matematikë për Tiranën. Vjen me librin "Matematika për maturantët dhe nxënësit e shkollës së mesme" një libër ndihmës për nxënësit në përgatitjen e tyre përgjatë shkollës së mesme si dhe për provimin e Maturës Shtetërore.


Bashkautore e teksteve shkollore : 



  •   Tekstin për mësuesin “Matematika” - Shtëpia Botuese “Media Print”

  •   “Matematika 12” - Shtëpia Botuese “Media Print”

  •   “Matematika 11” ( Me Zgjedhje të Detyruar) - Shtëpia Botuese “Media Print”

  •   “Matematika 11” -  Shtëpia Botuese “Media Print”

  •   Recensë për tesktin “Matematika 3.1” (Profili Natyror), - Shtëpia Botuese “Media Print”

  •   Fletore e Punës “Matematika 8”  - shtëpia Botuese “SHBLSH e Re”

  •   “Matematika 8” - Shtëpia Botuese “Progres”

  •   Fletorene Punës “Matematika 7” - Shtëpia Botuese “SHBLSH e Re”

  •   “Matematika 7”  - Shtëpia Botuese “SHBLSH e Re”

  •   Recensë për tesktin “Matematika 4” (Profili Shoqëror)- Shtëpia Botuese “SHBLSH e Re”

  •   Recensë për tesktin “Matematika 3.2” (Profili Shoqëror)- Shtëpia Botuese “SHBLSH e Re”

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
  • Quick view
    1 000 Lekë In Stock

    "Matematika për maturantët dhe nxënësit e shkollës së mesme" është një material ndihmës i ndërtuar me situata dhe ushtrime për klasat X; XI; XII të shkollës së mesme. Libri ju vjen në ndihmë si nxënësve ashtu dhe mësuesve të rinj.

    1 000 Lekë
    In Stock
Showing 1 - 1 of 1 item