Sui (Suela) Thanasi

Sui (Suela) Thanasi nisi rrugëtimin e jogës dhe meditimit fillimisht përmes filozofisë së saj, e frymëzuar nga autorë si Buda, Dalai Lama etj.


Në vitin 2010 ajo filloi praktikën që njihet me emrin Ashtanga Vinyasa Joga, duke u përqendruar në aspektin fizik të jogës ndërkohë që vazhdonte të kujdesej për ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm midis mendjes, trupit dhe shpirtit.


Në vitin 2011, pasi ndoqi trajnimin prej 200 orësh të mësuesve të jogës, u certifikua si mësuese e jogës nga shkolla “Sampoorna” në Goa, Indi.


Në mars 2017, Suela ndoqi kursin e avancuar prej 300 orësh të trajnimit të mësuesve të jogës në Goa dhe vazhdoi të praktikonte joga dhe meditim në Rishikesh, Indi. Nga viti 2011 deri në vitin 2020 Suela ka dhënë mësime në studion “Tirana Yoga” dhe aktualisht, përveç praktikës personale ditore të meditimit dhe të jogës, herë pas here organizon aktivitete në natyrë në vende të ndryshme të Shqipërisë. Suela luan në piano dhe është e diplomuar në Shkenca Politike.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
Showing 1 - 1 of 1 item