Frank O’Connor

Frank O’Connor është pseudonimi i Michael O’Donovan, lindur në Kork, në vitin 1903. Më së shumti autodidakt, në moshën dymbëdhjetëvjeçare, O’Connor-i nisi të përgatiste një botim me vepra të përzgjedhura të krijimtarisë së tij. Më vonë punoi si bibliotekar, përkthyes dhe gazetar.


Që në moshë të re, mësoi të fliste irlandishten dhe u zhyt në poezi, muzikë dhe legjenda gelike. Kur u internua nga Qeveria e Shtetit të Lirë, nuk e la këtë mundësi t’i shkonte dëm, por e shfrytëzoi për të mësuar disa gjuhë të huaja, ndërsa studimin mbi Turgenievin, për të cilin fitoi edhe çmim pas kthimit prej internimit, e shkroi në gjuhën irlandeze. Me nënshkrimin “A. E.” filloi të botonte poezi, tregime dhe përkthime në gazetën Irish Statesman. Gjatë kohës që në Kork vinte në skenë vepra të Ibsenit dhe Çehovit, një klerik vendas shkroi për të: “Majk kërriçi do të njihet nga brezat që vijnë si prijësi i muzave pagane të Dublinit”. Frank O’Connor-i jetoi në Dublin dhe u martua me një amerikane, me të cilën pati dy djem dhe dy vajza. Librin e parë, Guests of the Nation e botoi më 1931, pasuar nga më shumë se tridhjetë vëllime, kryesisht me tregime, si dhe me pjesë teatrale. Frank O’Connor vdiq në vitin 1966.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
Showing 1 - 1 of 1 item