Me delikatesë e humanizëm prekës, Brokkeni tregon historinë e një pianisti të madh, të një miqësie, të një epoke të tërë, të një Amsterdami të pas 1968-s, i parezistueshëm për magjinë trasgresive, stimujt kulturorë dhe ankthin libertin.
Udhëtim në një pjesë të rëndësishme, por të harruar të Europës, Shpirti baltik lë gjurmën e një romani të madh për të kuptuar shekullin e njëzetë.
Duke gjurmuar në burime të përpikta, me përkushtim dhe dëshmi të drejtpërdrejta nga familjet e të mbijetuarve, Jan Brokkeni rrëfen me hollësi një nga operacionet më të jashtëzakonshme të shpëtimit në histori, duke rindërtuar me një prozë dinamike e magnetike dhjetë ditët që Jan Zvartendajku pati në dispozicion për të shpëtuar sa më shumë jetë.