Stiven Butler është shkrimtar për fëmijë i nderuar me çmime, aktor, dublues dhe organizuesi i “Shfaqjes më të madhe të librave mbi Tokë”, në Ditën Botërore të Librit. Kur nuk shkruan, kur nuk i vjen vërdallë skenës ose kur nuk po luan tragjikun të televizion, Stivëni e kalon kohën duke u përpjekur të pikasë gungaçgjembaçë në fund të bahçes ose të mbledhë nëpër kavanoza shuka qimesh e pluhuri. Seria e tij e librave “Wrong Pong” hyri në listën e më të mirëve për prestigjiozin Çmimi Gazmor Roald Dahl.
Stiven Lenton është një ilustrues i nderuar me çmime që banon në Brajtën, jo fort larg hotelit “S’ke çfarë sheh këtu”! Veç skicimit të personazheve që shihni në këtë libër, Stivëni ka ilustruar edhe seritë “Shifty McGifty” dhe “Slippery”, po edhe librat plot fantazi të Frenk Kotroll Bojsit (Frank Cottrell Boyce). Kur nuk vizaton merimanga të stërmëdha e sirena plaka, Stivënit i pëlqen të hajë akullore në plazhin e Brajtënit dhe të hapë sytë mos sheh në horizont anije kukudhësh piratë.
Vazhdojnë aventurat në hotelin “S’ke çfarë sheh këtu”. Erdhi libri i dytë: “ Nuk keni parë gjë akoma”