Alba de Céspedes

Alba de Céspedes (Romë 1911 - Paris 1997), është shkrimtare kubano-italiane. Nëna, Laura Bertini Alessandrini, ishte nga Roma, ndërsa i ati, Carlos Manuel de Céspedes - ambasador i Kubës në Itali më 1911. U rrit në një familje të pasur, por edhe të kulturuar e përparimtare. Ishte bilingue italo-spanjolle, por njihte mirë edhe gjuhë të tjera europiane. Jetonte midis Romës e Parisit. Për të marrë shtetësinë italiane, më 1926, u martua me një fisnik roman. U martua sërish 20 vjet më pas me një diplomat italian, me të cilin jetoi në Uashington e Moskë.


Vëllimin e parë me tregime, L’anima degli altri, e botoi vetëm 24 vjeçe, më 1935. Më pas disa koleksione me poezi. Romani i parë, Nessuno torna indietro (1938), që regjimi fashist u përpoq ta censuronte, u bë bestseller ndërkombëtar. Më 1940, botoi vëllimin me tregime Fuga. Më 1943 u bë pjesë e Rezistencës, me pseudonimin Clorinda. Më 1944 themeloi revistën letrare “Mercurio”, me bashkëpunëtorë, si: E. Heminguej, A. Moravia, E. Vitorini etj. Bashkëpunoi ngushtë edhe me Italo Calvinon në iniciativa të shumta. Me mbylljen e “Mercurio” iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare. Botoi Dalla parte di lei (1949), Quaderno proibito (1952), Prima e dopo (1955) dhe Il rimorso (1962). Më 1967 botoi në Paris La bambolona dhe shkroi në frëngjisht Sans autre lieu que la nuìt (1973), e përkthyer nga ajo: Nel buio della notte (1976). Botoi edhe një vëllim me poezi Le ragazze di maggio (1970), shkruar në frëngjisht Chansons des filles de Mai. Shumë nga librat e saj janë përshtatur për filma apo shfaqje teatrale.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
Showing 1 - 1 of 1 item