Romani Tirza shënon një pikë të lartë në krijimtarinë ende në zhvillim të Arnon Grunbergut, me këtë histori tronditëse dhe mjeshtërore të një burri që kërkon shëlbim. Një libër për paranojën sociale, për ata që kanë humbur çdo siguri në jetë dhe prandaj i frikësohen së keqes nga jashtë, pa e njohur të keqen brenda.