Një histori interesante që të rrëmben me gjuhën e përzgjedhur, humorin e hollë dhe ilustrimet e gjalla. Njihuni me Mangun dhe Bizun e do ta shihni edhe vetë që do të zënë një vend në zemrat tuaja.
Mangu dhe Bizu bënin një jetë të qetë në shkurrnajën e ahut. Një ftesë e dyshimtë nga teto Kasandra i nxjerr nga rutina e përditshme. Pavarësisht mosbesimit vendosin ta pranojnë, por kur mbërrijnë në rrjetën e tetos, ajo është zhdukur. Shtëpia ishte krejtësisht e përmbysur, sikur të kishte ndodhur një përleshje. Çfarë të ketë ndodhur vallë? Mangu dhe Bizu...