Nё pranverёn e vitit 1990, atёherё kur demokracia ende nuk kishte ardhur nё Shqipёri, Iris Halili fitoi vendin e dytё nё Olimpiadёn e parё Kombёtare tё Letёrsisё, çmim qё i dha edhe tё drejtёn e studimit nё degёn Gjuhё-Letёrsi, pranё Fakultetit tё Historisё-Filologjisё, nё Universitetin e Tiranёs.
Nё vitin 1994, pёrfundoi studimet me rezultate tё shёlqyera dhe me medalje ari.
Nё vitet 1995-2002, punoi si pedagoge e letёrsisё sё huaj moderne, nё Departamentin e Letёrsisё, në Fakultetin Histori – Filologji, Universiteti i Tiranёs.
Gjatё periudhёs 2000-2009, vazhdoi tё punojё si pedagoge e jashtme, po pranё kёtij departamenti, si pasojё e aktivizimit tё saj nё disa detyra shtetёrore: shefe kabineti e presidentit tё Republikёs (2002-2005), kёshilltare diplomatike e ministrit Olldashi etj.
Prej vitit 2009, vendoset nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, ku pёrfundon Doktoratёn pёr Lidership dhe Zhvillim Organizatash. Aktualisht, jeton dhe punon nё Miami, Florida.
Autorja ёshtё aktive nё shtypin e ditёs dhe opinioniste nё gazetёn mё tё vjetёr shqiptare, “Dielli”, botim i organizatёs panshqiptare “Vatra”.
Libri i saj i parё ёshtё Takim me letёrsinё e huaj tё shekullit 20-tё, (1999).
Nё vitin 2020, boton librin Lideri nuk lind...bёhet, i pari i llojit tё vet nё letrat shqipe. Ky libёr ёshtё vlerёsuar nga lexuesit e Bukinistit (portali mё i madh i librit online), si libri mё i mirё i biznesit dhe zhvillimit personal për vitin 2020.
Libri, Letёrsia nё psikanalizёn e Freud-it dhe dilemat ekzistenciale, ёshtё libri i saj i tretё.
Iris Halili vjen me një libër me studime letrare në fushën e psikanalizës, ku përmblidhen përvojat dhe leximet e një periudhe gati 20-vjeçare. Në përgatitjen e këtij botimi ka qenë e përfshirë edhe Romelda Bozhani, ish-studente e autores. Pjesë e librit janë edhe përshtypjet e një grupi ish-studentësh. Libri del me 16 nentor ne treg.