Robert Harris lindi në Nottingham në vitin 1957. Ai ka studiuar anglisht në Universitetin e Kembrixhit. Harris ka punuar si korrespondent televiziv për BBC dhe si opinionist për Sunday Times dhe Daily Telegraph në Londër, dhe si redaktor politik për The Observer. Ai u emërua "Kolumnisti i Vitit" në 2003 British Press Awards.
Robert Harris është autor i disa librave non-fiction, duke përfshirë Shitja e Hitlerit: Historia e Ditarëve të Hitlerit (1986); ai është autor i gjashtë romaneve: Atdheu (1992); Enigma (1995); Archangel (1998); Pompei (2003); Imperium (2006), i pari i një trilogjie romanesh për Ciceronin; The Ghost (2007); Lustrum (2009), i dyti në trilogjinë Ciceroni, i listuar për çmimin Walter Scott në vitin 2010; “Indeksi i frikës” (2011); Një oficer dhe një spiun (2013); dhe Dictator (2015), i fundit në trilogjinë e Ciceronit.
Romani i tij Enigma u bë një film artistik me regji të Michael Apted, nga një skenar i Tom Stoppard. Archangel, historia e një historiani në gjurmët e ditarëve sekretë të Stalinit, u përshtat për Televizionin BBC në 2005, me protagonist Daniel Craig. Pompeii është përshtatur së fundmi për film nga autori dhe do të drejtohet nga Roman Polanski. Robert Harris jeton në Berkshire dhe është anëtar i Shoqërisë Mbretërore të Letërsisë.
IMPERIUM, libri i parë i trilogjisë mbi personazhet e kohës kur Perandoria Romake qeverisej si republikë, na tregon si figurat legjendare të saj, por edhe sa shumë të ngjashme me prijësit e sotëm, ndesheshin për të siguruar IMPERIUM-in, pushtetin mbi jetën e vdekjen.
Shkrimtari britanik Robert Harris na sjell një thriller makiavelian nga Roma e lashtë, parë nga sytë e një skllavi. Banda kriminale të punësuar nga pasunarë të rënë nga vakti që përzjehen me delikatesën e argumentimeve ligjore dhe besëtytënitë fetare, shoqëruar me aventura. Romani i Harrisit lexohet njëkohësisht si një histori plot humor dhe një...