Mënyra si shkruan Sara Stridsbergu është poetike dhe evokuese, që zbulon të gjitha kthesat e marrëdhënies midis një ati, që ndihet jashtë jetës, dhe një bije që përpiqet të fitojë jetën e vet Me një delikatesë të jashtëzakonshme, shkrimtarja i jep jetë dimensionit mitik, në të njëjtën kohë utopik e të tmerrshëm të spitalit psikiatrik, ku fiksimi për...
Feministe tepër e njohur në Suedi dhe një prej shkrimtareve më të vlerësuara në Skandinavi, Sara Stridsbergu mjegullon kufijtë mes historisë dhe trillimit, çmendurisë dhe artit, dashurisë dhe tragjedisë së personazhit të romanit të saj. Përmes bisedave dhe monologëve imagjinarë, kujtimeve dhe shfryrjeve, ajo rindërton figurën e kësaj gruaje kaq intriguese...