Heather Morris

Heather Morris ka lindur në Te Awamutu, Zelanda e Re, në një qytezë të vogël rurale në mes të Ishullit të Veriut. Fëmijëria e saj ka kaluar në fshatin Pirongia, ku edhe kreu shkollën fillore. Për shkollimin e mesëm shkoi në Kolegjin Te Aëamutu. Ka qenë një studente mesatare, por ishte e pasionuar pas sportit, kryesisht notit dhe tenisit. Ishte e dhënë pas Enciklopedisë Britannica ku mund të arratisej në tokat e largëta ekzotike. Përpjekjet e saj për t’u marrë me histori nuk patën sukses.


Në vitin 1971 u transferua në Melburn të Australisë, për t'i shpëtuar asaj që e konsideronte mjedisi klaustrofobik të të paturit shumë anëtarë të familjes përrreth. Në vitin 1973 takoi Stephen, me të cilin u martua.  Në vitin 1975, u kthye familjarisht në Zelandën e Re, duke jetuar në Christchurch, në Ishullin Jugor, një distancë e arsyeshme nga vendlindja e saj dhe familja që ndodhej në Ishullin e Veriut.


Në vitin 1976 u bë nënë për herë të parë, pasi lindi djali. 4 vite më vonë lindi djali i dytë dhe në vitin 1985 lindi vajza.


Një pjesë të madhe të jetës ia ka kushtuar shkollimit. Në vitin 1986 nisi studimet në Universitetin Canterbury (NZ) dhe më pas në Melburn. Po ashtu mori diplomë edhe në Universitetin Monash në vitin 1991 për Shkenca Politike.


Në vitin 1995 filloi punë në Departamentin e Punës Sociale në Qendrën Mjekësore Monash në Melburn ku qëndroi deri në vitin 2017.


Krahas pasioneve dhe shkrimit ka ndjekur një kurs profesional për tregimin pranë Kolegjit Australian të Gazetarisë. Po ashtu ka ndjekur kurse skenari, seminare të ndryshme në Australi dhe SHBA.


Morris u bë e njohur me romanin Tatuisti i Aushvicit, i cili u pasua nga romani Rrugëtimi i Silkes. Edhe romani Tre motrat pati të njëjtin sukses. Këto tre romane tashmë kanë ardhur në shqip nga botimet Living.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 2 of 2 items
  • Quick view
    1 400 Lekë In Stock

    Ky roman është vazhdim i romanit bestseller “Tatuisti i Aushvicit”. Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën... Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim...

    1 400 Lekë
    In Stock
  • Quick view
    1 200 Lekë In Stock

    Një roman i bazuar në një histori të vërtetë, nga Heather Morris! Një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t'i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë, e cila do t'ju bëjë për të qarë, por edhe do t'ju...

    1 200 Lekë
    In Stock
Showing 1 - 2 of 2 items